Fandom

Sferat e Dragoit Wiki

Çautso

206pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

250px-Chiaoztu.jpg

Pamja origjinale e Çautsus

Çautsu ( Chaozu ) është personazh i trilluar nga seritë e Dragon Ball-it Dragon Ball Z dhe Dragon Ball GT. Është nkë personazh i cili e ka trupin e bardhë vetëm dy faqet e së cilit janë të kuqe. Shoku i tij më i mirë është Tien sikurse Krulin.

Mjeshtri i tij u bë Mjeshtër Roshi kurse në fillim ishte Mjeshti Shen i cili ushtronte edhe Çautsun edhe Tienin. Çautsu është krijuar nga japonezi Akira Toriyama. Në Turneun e Arteve Marciale të 22 ai bëhet një prej Luftëtarëve Z së bashku me Tienin. Çautsuja e konsideron Tien sikurse vëlla. Raca e tij është Njerëzore. Shoku më i mirë i tij është Tien Shin Han. Mësuesit e tij janë Mjeshtri Shen, Tao, Korin, Kami, Zoti Popo, Mbreti Kai.

Prapa SkenësEdit

Çautsuja një personazh i Dragon Ball i cili ushtrohet me Mjeshtrin Shen dhe me Tien Shin Hanin. Ai kishte qëndruar stundent i Mjeshhtrit Shen për shumë kohë bashkë me Tienin. Në Dragon Ball Z Budukai Tenkaichi 2, historia e Çautsus thotë se ai kishte ardhur nga një familje ushtarake.

EmriEdit

Emri Çautsu në Kinezisht është sipas një ushqimi i cili quhet jiaozi ( në Japonisht quhet gyoza ). Thuhet se në Japoni është parë një fantazmë i cili quhet Jiang Shi. Kjo fantazmë është nga Dinastia Gin. Njerëzit që thonë që e kanë parë e përshkruajnë një lloj si Çautsun likuën e bardhë, faqet e kuqe. Kjo fantazmë nuk mund të ec vetëm të kërcej hopa. Ashtu edhe Çautsuja më shumë rri në ajër se ec. Pra Çautuja i afrohet shumë fantazmës së vendit Dinastia Gin.

HistoriaEdit

Dragon BallEdit

200px-Chaozu photo.jpg

Çautsu në Dragon Ball Z Budukai Tenkaichi 3

Saga e Tien Shin HanitEdit

Çautsu merr pjes bashk me Tienin në Turneun e Arteve Marciale të 22. Mësuesi i tij aty është Mjeshtër Shen i cili ushtron jo vetëm Çautsun por edhe Tienin.Mësuesi Shen është rivali i Mjeshtër Roshit dhe kjo ka të bëj me të kaluarën e të dyve.

Në Turneun e Arteve Marciale Çautsus i bie të ndeshe me Krulinin.Tien Shin Hani e torturon Jançën duke ia thyer këmbën. Edhe Çautsu e torturon Krulinin atëherë pas një beteje shumë të fuqishëm Krulinit Çautsuja i lëshon Dodon Rays. Pasi që Tien e merr vesh që vëllai i Mjeshtër Shenit, Mercenari Tao është mundur nga nxënësi i Mjeshtër Roshit Goku Pas një beteje të ashpër Çautsuja merr urdhrin që të vras Krulinin. Atëherë ai detyrohet që të lëshoj mbi të Super Dodon Rays. Krulini i kundërviet me Kamehameha në drejtim të Çautsus. Çautsuja i shmanget asaj, dhe goditet me grusht nga Krulini dhe Çautsuja del jashtë ringut.

Fitojnë Tienshinhan dhe Goku. Në finale pas një beteje të paparë dhe mes teknikash dhe aftësive të ndryshme të konkurrentëve ata ballafaqohen me shumë teknika. Goku ia del ta rrëzoj Tienshinhanin por edhe vet bie. Gjatë rënies në rrugë del një makinë dhe e godet gokun kështu që i pari që prek Tokën është Goku dhe ai humb. Titullin e Kampionit e merr Tien Shin Hani i cili fiton.

Pas përfundimit të ndeshjes Tieni deklarohet si fituesi i Turneut të Arteve Marciale të 22. Pasi që Çautsuja dhe Tieni marrin lejen që të qëndrojnë në shtëpinë e Mjeshtër Roshit, të dytë i kërkojnë që të bëhen nxënës të Mjeshtër Roshit. Mjeshtër Shen nuk është më Mësuesi i Çautsus dhe Tienit.

Saga e Mbretit PikoloEdit

Kjo është saga e parafundit dhe ndër më drithëruese në Dragon Ball. ngjarja zë vend pas Turneut të 22 dhe vazhdon me paraqitjen e Mbretit Pikolo dhe bijve të tij deri të lindja e Pikolos së Ri.

Pas Turneut Goku shkon të festoj por ka harruar prapa Sferën e tij të Dragoit dhe Shkopin e tij. Krulin shkon ti merr por vonohet dhe Goku merakoset dhe shkon pas tij, kur arrin dhe e gjen Krulin e vdekur. Mbi trupin e tij është shenja e djallit dhe Mjeshtër Roshi sqaron se është Shenja e Mbretit Pikolo. ai tregon sesi shumë kohë më parë Mbreti Pikolo doli nga hiqi dhe filloi të shkatërroj Tokën derisa Mjeshtëri Mutaito e ndryu Pikolon në Kontinierin e Djallit. Por si duket Pikolo ka ikur dhe është kthyer.Çautsuja urdhërohet nga Tien Shin HAni për ta vrarë me dëshirë ng Sferat e Dragoit por Pikolo i përdor Sferat e Dragoit dhe shpreh dëshirën për Rininë e Përhershme. Pikolo gjithashtu shkatërron Dragoin Hynor sepse sipas tij ajo ishte e vetmja gjë që mundë ta ndalojë. Goku ndeshet me të dhe humbet dhe më pas edhe me bijtë e tij - Tamburinin dhe Dram. Pas kësaj Mbreti Pikolo e lufton atë vet duke ia lënduar dy këmbët dhe dorën e majtë. Goku vetëm me dorën e djathtë përdor Teknikën e Depërtimit dhe depërton mes për mes trupit të Mbretit Pikolo. Në çastet e fundit Pikolo e krijonë një vezë nga goja dhe e hedh furishëm. Ai ishte një fëmijë i ri i Pikolos. Fjalët e fundit të Pikolos janë: "Shko, biri im. Hak merru për vdekjen time dhe vrite këtë krimb. Bëj që bota e së keqës të shpërndahet përreth kësaj bote. Hak merru për mua, Pikolo i Riu!". Nga shkatërrimi i Dragoit Hyjnor Goku detyrohet që ti kërkojë Kamit të krijoj Dragoin e Ri.

Saga e Pikolos së RiEdit

Kjo është saga e fundit e Dragon Ball dhe ndahet në dy pjesë: Pjesa e parë është stërvitja e Gokut me Kamin (Kujdestarin e Tokës) dhe pjesa e dytë është Turneu i 23 i Arteve Marciale ku Goku ndeshet me Pikolon e Ri.

Tieni vazhdon stërvitien me Çautsun.Në pjesën e parë, pas betejës Goku shkon te Korin dhe merr një Senzu që të shërohet. Goku ndjehet me faj që nuk mund ti ringjall të gjithë ata njerëz të vrarë nga Mbreti Pikolo pasi që Dragoi Hyjnor ishte vrarë nga Pikolo. Korin e udhëzon të shkoj te Kami dhe atje Goku shkon. Ai takohet me Z. Popo dhe Kamin. Kështu Goku fillon stërvitjet nën kujdesin e Kamit. Goku habitet se si Kami dhe Pikolo ngjajnë aq shumë dhe atëherë e merr vesh tregimin për krijimin e Pikolos. Kur Kami dëshironte të bëhet Kujdestar në Tokë, ai nuk mundi përshkak të pjesës së tij të keqe që ishhte brenda tij. Atëherë ai e nxorri atë jashtë duke i dhënë formën e Mbretit Pikolos. Pra çfarë fati do të kishte Pikolo, i tillë do të jetë edhe i Kamit. Atëherë Kami e rikrijon Dragoin në mënyrë që Krulin, Mjeshtër Roshi dhe shumë të tjerë të ringjallen. Pjesa e dytë është kur kalojnë 3 vite gjatë stërvitjes së Gokut. Aty Goku takohet me të tjerët dhe regjistrohen në turne. Përpos tyre marrin pjesë dhe Pikolo i Riu dhe një grua e panjohur (Kiki). Në gjysmë finale takohen Goku VS Tienshinhan dhe Heroi VS Pikolo i Riu. Goku fiton me Tienshihanin ndërsa Heroi i cili në fakt është Kami mundohet ta përdor Kontinierin e Djallit dhe ta ndryj Pikolon por nuk mundet dhe vetndryhet. E vetmja mënyrë për Gokun është që ta mund Pikolon e Ri dhe më pas Kami do të vdes gjithashtu. Por në vend të kësaj Goku ndeshet në finale dhe bëhet beteja më e madhe në tërë storien e Dragon Ball origjinalit. Goku ndeshet me Pikolon e Ri me disa teknika mahnitëse dhe pasi që shkatërrohet stadiumi dhe pasi Pikolo shndërrohet në një gjigant, Goku ia del ta mposht Pikolon. Pas kësaj gjithçka mbaron e lumtur dhe Goku shërohet me Farën Senzu. Ai e merr Kikin në Renë e tij Fluturuese dhe nisen drejtë lindjes. Më vonë shihet kur Goku dhe Kiki dëshirojnë të martohen se Pallati i Mbretit Ox ka marr zjarr dhe ata shkojnë ta ndalin atë dhe ia dalin pas disa aventurash.

Dragon Ball ZEdit

Saga e VexhitësEdit

Në fillim të Dragon Ball Z, Goku ka ndërtuar një familje me gruan e tij Kiki dhe djalin e tij Gohanin. Një kërcënim i ri dhe i Super Fuqishëm ka ardhur në Tokë me emrin Raditz, që prezantohet si vëllau i madh i Gokut. Goku dhe Vexhita duke bërë përgatitje për të luftuar

Raditzi i tregon se ai ishte një sajan i dërguar në Tokë në mënyrë që ta pushtoj. Pasi që Goku e ka humbur rrënjësisht ndjenjën e një sajani e mund atë dhe e rrëmben dalin e tij Gohanin. Ai i thotë se duhet ti vrasë 100 njerëz në mënyrë që ta sheh djalin e tij sërisht gjallë. Pikolo paraqitet dhe ata i bashkojnë forcat për të mundur Raditzin. Goku e sakrifikon vet vetën në mënyrë që ai ta mbaj derisa Pikolo ta bëjë një Rreze Speciale në mënyrë që ta vrasë Raditzin. Të dy përfundojnë të vdekur edhe Goku dhe Raditzi. Pak para vdekjes ai mëson se edhe 2 Sajan më të fuqishëm do të vinin edhe 1 vjet. Në Botën e Përtejme ai ushtrohet me Mbretin Kai në mënyrë që të bëhet i fortë e ti mund Sajanët. Ai mëson atje Grushtin e Mbretit Kai dhe Spirit Bomb dhe ushtrohet në një gravitacion akoma me të madh. Në një gravitacion sa 10 fishi i Tokës. Pak para betejës me anë të Sferave të Dragoit ata e kthejnë në jetë Gokun. Goku arrin pak vonë duke i gjetur Jançën, Tienshinhanin dhe Çautson të vdekur. Çautsuja dhe të tjerët shkojnë te Mbreti Kai. Në tokë Goku e mund Napen dhe bëhet gati përpara se të ballafaqohet me Vexhitën. Me ndihmën e Grushtit të Mbreti Kai dhe Spirit Bomb dhe të Gohanin, Krulinit dhe Jaxhirubes ia dalin ta mundin Vexhitën. Krulin e pat rastin ta vriste Vexhitën mirëpo Goku iu lut që ta linte Vexhitën të shkonte. Vexhita i tha se herën e ardhshme atij nuk do ti vij keq.
200px-ZFighters&Kai.jpg

Pikolo Çautsu Jança Tien SHin Han në planetin e Mbretit Kai

Saga e NamekutEdit

Trupi i Çautsus Pikolos Jançës dhe Tienit kishin mbërritur në Planetin e Mbretit Kai në Boten tjetër. Mbreti Kai i thotë Çautsus dhe të tjerëve që ata do të stërvitenin sikurse Goku. me të vërtet do të bëheshin të fuqishëm.

Saga e FrizësEdit

Çautsuja vetëm me Jançën, Tienin, Mbretin kai qëndronin në Planetin e tij. Pikolo ishte kthyer nga dëshira e Dragoit të Nameku dhe ishte bashkuar me Neilin. Kështu që Vexhita Gohan Dandan po bënin luftë në Namek. Mbreti kai po i thoshte Gokut se kur të niset në Namek do të jetë një rrugë gjarpërore.

Saga e Garlikut të RiEdit

150px-Chiaotzu.jpg

Çautsu në Sagën e Trunksit

Tieni dhe Çautsuja në këtë sagë nuk paraqitet. Ata mund të jenë kudo teksa Gohani,Krulini, Pikolo, po luftonin me Garlikun e Ri, teksa Gohani e mund Garlikun duke e burgosur përjetësisht në Zonën e vdekjes ku nuk mund të dal më.

Saga e TrunksitEdit

Një vjet më vonë Tieni dhe Çautsuja po stërviteshin për tu bërë më të fortë. Pas vdekjes së Garlikut të Ri. Friza dhe Babai i tij vinë për të marrë hakë. Atje ata takohen me një djalosh nga e ardhmja i cili i vret edhe babain e Frizës dhe Frizën gjithashtu. Dhe i paralajmëron për ardhjen e Gokut. Kur Goku vjen djaloshi i së ardhmes i cili quhet Trunksi i tregon Gokut se ai është djali i Vexhitës dhe Bulmës.
150px-Chaozu.jpg

Çautsuja në Dragon Ball Z Sagën e Androidëve

Saga e AndroidëveEdit

Në këtë Sagë Tieni dhe Çautsuja janë më prapaskenës. Duke ushtruar, kjo foto është kur Çautsuja po përgantinte për të ngrën Mjeshtër Roshit. Më vonë paraqitet një Android tjetër i cili quhej Cell për këtë i kishte treguar djaloshi i së ardhmes Trunksi.

Saga e Imperfekt CellitEdit

Në këtë Sagë Tieni dhe Çautsuja janë duke ushtruar prapë.

Saga e përfekt CellitEdit

Çautsuja bashk me Luftëtarët Z e luftojnë Cellin deri sa Gohanit i shpërthen inati dhe e vranë Cellin me ndihmën e Gokut.

Saga e Majin Buu-sëEdit

Çautsuja në anime paraqitet vetëm njëherë dhe një paraqitje të shkurtër kurse në manga paraqitet pesë herë. Në këtë Sagë edhe Goku transformohet në Super Sajan 3.

Saga e FusionitEdit

Më vonë Tieni dhe Çautsuja bëjnë përpjekje për të vrarë Buu-në i cili po kërcënon tokën çdo herë e më shumë.

Saga e Kid Buu-sëEdit

Ai vrahet me Tien Shin Hanin kur shkatërrohet toka nga Kid Buu-ja. Dhe ai lthehet në jetë nga Sferat e Dragoit si të gjithë tjerët. Dhe Goku vret Kid Buu-në me Super Spirit Bombin.

Dragon Ball GTEdit

Saga e BabyEdit

Çautsuja paraqitet me Tienin në Dragon Ball GT episodi 40.

Saga e Dragoit HijeEdit

Ai gjithashtu e bën edhe një paraqitje tjetër në episodin e fundit të Dragon Ball GT në episodin 64. Në foto ata po ushtronin në ujë kur po shikonin Gokun me Shenronin ku po fluturonte në ajër.

Paraqitjet në FilmaEdit

1. Aventurat Mistike.

2. Pema e fuqisë.

3. I palidhuri Bojack.

4. Historia e Trunksit.

Teknikat dhe AftësitëEdit

MimicryEdit

Të dytë edhe Çautsu edhe Tien mund ta përdorin këtë teknikë.

Shpërthimi KiEdit

E krijuar nga energjia.

FluturimiEdit

Ngrirja në ajër e një personi me anë të Ki-së.

TelepatiaEdit

Çautsuja mund të flet me telepati.

Dodon RayEdit

Një energji e lëshuar nga Çautsuja dhe Tieni nga gishti.

Super Dodon BlastEdit

Energjia më e madhe e Dodon Ray e lëshuar nga gishti.

Shëmbëlltyrë e pastajshmeEdit

Zhdukja e një përsoni me anë të lëvizjesh së shpejtë.

KamehamehaEdit

Këtë teknikë Çautsuja mund ta përdorë në Dragon Ball Z: Budukai Tenkaichi

Paraqitja në Video LojratEdit

Çautsuja merr pjesë në Video Lojrat

  • Dragon Ball Z: Budokai Tenkaichi,
  • Dragon Ball Z: Budokai Tenkaichi 2,
  • Dragon Ball Z: Budokai Tenkaichi 3,
  • Dragon_Ball:_Advanced_Adventure,
  • Dragon Ball Z: Budokai 3,
  • Dragon Ball Z: Budokai.

Also on Fandom

Random Wiki