Fandom

Sferat e Dragoit Wiki

Dodoria

206pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

250px-Dodoria.jpg
Dodoria është personazh i trilluar i serisë Dragon Ball manga dhe në anime të Dragon Ball Z e bënë edhe një paraqitje tjetër në Filmin "Dragon Ball Z: Rikthimi i Fusionit" (Dragon Ball Z: Fusion Reborn) Partneri për luftë i Dodories është Zarbon, Dodoria paraqitet edhe në Dragon Ball GT kur ik nga Ferri por prapë se prapë nuk ia del mbanë.


BiografiaEdit

Specialja e BardockitEdit

Dodoria është parë në Specialen e Bardockit bashkë me Zarbon. Dodoria paraqitet si ushtarë i Frizes. Ai i lufton Sajanët (Fashen, Burgosin, Shugeshin, dhe Toren) bashkë me grupin e tij. Por atij i vrahen shumica e njerëzve të tij nga Bardocku. Dodoria mendon se e ka vrarë Bardockun por Friza e sheh një anije që po shkon drejt Planetit të Sajanëve. Dodoria kërkon ndjes i frikësuar dhe i kërkon lejen që të shkon për ta përfunduar misionin, por Friza nuk e lejon (kishte arsye). Më në fund Bardocki ju tregon të gjithëve se Friza do e shkatërroj planetin e Sajanëve por askush nuk i beson. Atëherë Bardocki lëvizë drejt Frizes duke iu shmangur sulmeve të Ushtarëve por Friza me një Goditje shkatërron Planetin dhe të gjithë Sajanë.

Saga e NamekutEdit

Dodoria dhe Zarbon duken si një ekip i fortë në Dragon Ball Z në sagen e Namekut. Detyra e tyre është që ti mbrojnë Sferat e Dragoit. Meqë Friza po bënte plan të shprehte dëshirën për tu bërë i pavdekshëm. Dodoria dhe Zarbon kanë më shumë të bëjnë me Gohanin dhe Krulinin në këtë sagë. Bulma Gohan dhe Krulin kishin ardhur në këtë planet (Nameku) për ti marrë Sferat e Dragoit të Namekut dhe për të ringjallur Pikolon, Tienin Çautsun dhe Jançën, sepse në përleshjen me Vexhitën këta kishin vdekur. Dodoria e kishte gjithë ndikimin tek Friza dhe i druhej atij gjithashtu sepse ai kishte vrarë të gjithë Namekianët. Kurse Dodoria me urdhrin e Frizës vret Cargon i cili ishte Namekian i pafajshëm.

Pas ksaj ngjarje Gohani dhe Krulin u tronditen por kur Dodoria u mat ta vret edhe Dan-Danin Gohani nuk duroi dhe i sulmoi. Krulin i frikësuar nga ajo që ndoshi mer Namekianin dhe ik nga vendi i ngjarjes bashkë me Gohanin. Dodoria matet për tu nisur por Friza e ndalon duke i thënë se nuk mund të më fshihen. Ata kishin vrarë edhe Moorin një Namekian shumë të pa fajshëm dhe i vjetër. Të gjithë ikin nga vendi i ngjarjes pa pasur as një copë të vockël mëshire.

Ruges për të gjetur Sferat e Dragoit Dodoria Takohet me Vexhitën me të cilin ai ndeshet. Pas një lufte jo dhe aq të gjatë Dodoria i thotë se nëse ai e lejon të jetoj do ti tregoj si çfarë i ka ndodhur Planetit të Sajanëve. Vexhita pranon që ta lejoj të jetoj, dhe Dodoria fillon "Planetin tuaj Planetin e Sajanëve nuk e ka shkatërruar meteori por atë e ka shkatërruar Friza me gishtin e tij". Nga inati që kishte Vexhita vret Dodorien.

Saga e FrizesEdit

Dodoria paraqitet në Sagën e Frizes duke lëshuar një Teknikë të veten. Në një skenë paraqitet kur Dodoria dhe Zarbon janë në ngjarje kur Friza vret Mbretin Vexhita. Edhe në një skenë tjetër kur Dodoria Zarbon Vexhita dhe Napa paraqiten duke iu nënshtruar Frizes

Saga e Super 17Edit

180px-Super17saga7.jpg

Dodori dhe Zarbon në Dragon Ball GT

Zarbon dhe Dodoria arratisen nga Ferri në Dragon Ball GT. Sidoçoftë edhe pas ikjes së tij me sukses nga ferri ai rikthehet prapë në ferr nga luftëtarët Z të cilët i rikthejn të gjithë jo vetëm këta. Ata e bëjnë vetëm një paraqitje të vogël (Dodoria dhe Zarbon në Dragon Ball GT shfaqen gjithmonë së bashku). Gjatë shfaqjes së tyre ata prishin gjëra thyejnë ndërtesa e tjerë sidomos Zarbon.

Niveli i fuqisëEdit

Dodoria e ka nivelin e fuqisë 22,000 në volume 7. Por kur mundet nga Vexhita ai e arrin nivelin e tij të energjisë në 24,000. Kurse edhe në video lojëra tregohet niveli i energjisë si p.sh në lojën "Legjenda e Super Sajanit" (Legend of the Super Saiyan)maksimumi i nivelit të energjisë së tij shkon deri në 22,000

TeknikatEdit

Fuqi MaksimumeEdit

Teknika e tij më e fuqishme është teknika e Fuqisë Maksimume. Të cilen teknikë e përdorë tek Krulin dhe Gohan. Teknika e ka marrë emrin nga Video Loja e PlayStation 2 Dragon Ball: Budukai Tenkaichi

Paraqitjet e teknikave tjeraEdit

  • Shpërthim Energjie
  • Valë të fuqishme
  • Goditja Ultra e Dodories
  • Bima e Dodories
  • Shpërthimi i madh i Dodories
  • Dodoria Typhoon [Grapple Toss] (Budokai)
  • Bima Energjike
  • Eraser Cannon (Legend of The Super Saiyan)
  • Dodoria Thyesi i kokave
  • Gjuajtja Super me gojë
  • Fuqi Maksimume

Paraqitjet në Video LojëraEdit

Dodoria paraqitet në këto Video Lojëra Dragon Ball Z: Budokai, Dragon Ball Z: Budokai Tenkaichi, Dragon Ball Z: Budokai Tenkaichi 2 Dragon Ball Z: Budokai Tenkaichi 3 Dragon Ball Z: Legend of the Super Saiyan

Zërat e aktorëveEdit

  • Dublimi Japonisht: Yukitoshi Hori
  • Dublimi i kompanis Funimation: Chris Forbis
  • Dublimi i Grupit Ocean: Ward Perry
  • Dublimi Latino Amerikan: Mario Sauret
  • Dublimi Gjerman: Helmut Gauss
  • Dublimi Italian: Luca Bottale
  • Dublimi në Frangjisht: Pierre Trabaud
  • Dublimi në Portugisht: António Semedo

Also on Fandom

Random Wiki