Fandom

Sferat e Dragoit Wiki

Friza

205pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Friza
250px-FriezaFirstFormDBK.png
フリーザ

Furīza

Emri në Anime Friza
Emri në Manga Freeza
Emrat Alternativa Freezer
Prince Freeza
Prince Frieza
Lord Frieza
Galactic Frieza
Emperor Frieza
Mjeshter Frieza
Freeza-sama
Frieza-sama
Fliza
Paraqitet në
DB-Z.logo.png
DBGT.png
Raca E pa ditur
Familja Mbreti Cold (Babai)
Cooler (Vëllau)
Cell (Kloni)
Kuriza (Djali)
Friza është nje luftetar alien shume i forte qe shume kohe me pare shkatërroi planetin Vexheta (planeti i sajaneve).Te mbijetuarit nga kjo gje ishin shume pak sajane ndermjet tyre Goku Vexheta Broli supersajani legjendar etj.Friza eshte nje pushtues zemerlig ai i pushton planetët shfaros popullsinë e tyre dhe me pas i shet ato ai është ne "gjueti" te planeteve me kushtet te mira natyrore dhe te pasura si puna e Tokës.Ai është gjithashtu ne kërkim të pavdekshmërisë prandaj eshte ne kërkim te Sferave te Dragoit dhe për ti marre ato ai niset ne planetin Namek ku ndodhin shume ngjarje.

ParaqitjaEdit

Akira Toriyama nga pamja e jashtme Frizen e paraqet si një fëmijë i cili është përbindësh. Por një fëmijë i cili është i mbytur në urrejtje.

Friza është njëri ndër kundërshtarët e shumtë që mund të bëj transformime, secili prej transformimeve ka dallime nga transformimi i më parë. Sidomos gjatë luftes me Gokun kur ai përdorë vetëm gjysmën e energjisë të gjithë mendojnë se nuk ka shpresë për Gokun, por pastaj aty ndodhin luftëra të ashpra dhe të përgjakshme edhe pse ai përdorë 100% të energjisë së tij. Por forma e tij e katër nuk përfundon me kaq ai kthehet në tokë për hakmarrje, me një rregullim shumë më të mirë se më parë.

EmriEdit

Sikurse babai dhe vëllai, Friza ka një emër të çuditshëm. Cooler në anglisht është Ftoftë sikurse Cold që është ftohtë. Kurse Mbreti Cold i bie Mbreti i Ftoftë. Por emri i Frizës është e ngjashme me Frigorifer që në anglisht Frigoriferit i thuhet Freezer, po thuajse njëjtë. Por kompania FUNimation ka zgjedhur emrin Frieza, mos haroni se emri i tij origjinal është Freezer.

Saga e FrizësEdit

Pas betejës me Vexhitën Goku i ka mbledhur fuqitë dhe shkon në planetin Namek ti ndihmoj Gohanit, Krulinit dhe Bulmës të cilët po i kërkojnë Sferat e Dragoit Namekian. Ai arrin me kohë ti shpëtojë shokët e tij dhe Vexhitën prej Forcave Speciale të Ginijus. Ai i mund Rikumin, Baten dhe me në fund përballet me Kapitenin Giniju. Pas dëmtimit të trupit të Gokut dhe fundit të paaftësisë së tij Vexhita e merr Gokun dhe e dërgon në Dhomën e Përtrirjes. Më në fund ai përballet me Frizën. Goku erdhi pak përpara se Friza ta vras Vexhitën i cili në fjalët e tij të fundit i lutej Gokut ta vriste Frizën dhe të merrte hak për Sajanët.

Goku në fillim po bëhej gati të fitonte kur Friza i tha se i ka përdorur vetëm 50 % të fuqisë së tij. Ai ia hodhi një lloj të fuqishëm të Spirit Bombit . Mirpo Friza si gjithmonë i shpëtoj. Kështu ai plagosi Pikolon dhe vrau Krulin duke bërë që ta rris zemërimin e Gokut. Duke i liruar të gjitha forcat e tij ai u transformua në një Super Sajan. Beteja kaloi në anë pozitive derisa Friza vendosi ta shkatërroj Planetin dhe të arriste formën e tij 100 %. I gjithë planeti ishte gati të shpërthente kurse Goku dhe Friza po e vazhdonin luftimin. Friza u pre nga vet sulmi i tij.

Në fund të fundit Goku i jep pak energji në mënyrë që të mund të mbijetoj. Mirpo ai atë energji e përdori për shkatërrimin e Gokut gjë që nuk ndodhi sepse Planeti Namekia shpërthu duke marr me veti Frizën dhe Gokun. Kur ata deshën që Goku të kthehej me Sferat e Dragoit, Dragoi Hyjnor Shenlong u tha se Goku ishte ende gjallë.

Shpëtimi i VdekjesEdit

Friza prapë i mbijetoi këtij shpërthimi por shume i gjymtuar.Me pas ai vjen ne Toke bashke me babain e tij dhe disa luftëtare për tu hakmarrë dhe për të pushtuar Token te gjithë luftëtaret zeta ishin te frikësuar

200px-Freezadies.jpg

Friza duke u shkatërruar nga Trunks

kur ai mbërriti ne Toke por ne ato çaste mbërriti supersajani nga e ardhmja Trunks i cili e ndau ne copa copa Frizen me shpatën e tij po te njëjtin fat patën dhe babai i tij dhe luftëtaret ne anije u shkatërruan nga Trunksi.I cili kishte ardhur ne toke per te pritur Gokun.Gjithashtu Friza ka dhe nje vella me emrin lord Coler qe shfaqet ne seritë e metejshme me pas per here te fundit ai shfaqet edhe ne Dragon Ball GT kur ai dhe armiqtë e tjerë te Gokut dalin nga ferri ata përballen me luftëtaret Z por humbin shpejt.

VdekjaEdit

Friza kur vjen në Tokë për Hakmarrje të gjithë shtangen dhe frikësohen gjithashtu. Bëhen gati për luftë edhe pse ishin të bindur që do kumbisnin. Dëshironin që të humbisnin kohë deri sa të vjen Goku, por aty ishte edhe një djalosh misterioz i quajtur Trunks. Ky djalosh i ngjante shumë Vexhitës dhe Bulmës (pra ky djalosh ishte djali i tyre). Së pari Friza shihet në anijen kozmike duke ardhur dhe duke biseduar me Mbretin Cold.

Më në fund shihet një anije kozmike, por aty nuk ishte Goku aty ishte Friza me Babain e tij dhe një ushtri të konsiderueshme. Frizes përball i del Trunksi dhe e fton për duel, por ai ia lëshon shërbëtorët e tij. Trunksi nuk e kishte të vështirë të përballej më ta dhe me shpatën e tij i ndan në dysh. Friza mbet paksa i habitur dhe luan vendit, ata përball njëri tjetrit ndodhen tani.

Trunksi vetëm me një goditje me shpatë e ndanë në dyshë Frizen, të gjithë mbesin pa fjalë tani e kish radhën Mbreti Cold. Mbreti Cold mendonte se shpata kishte fuqi dhe Trunksi ia dorëzon shpatën atij. Edhe pse me shpatë Trunksi shpejt e mposhtë të ligut Cold.

Pas VdekjesEdit

Pas vdekjes Friza shihet me mbretin Cold dhe me Cellin. tani ata janë bërë aleat të pa ndashëm. Ata sundojnë në ferr dhe sigurisht që i kanë në dorë edhe Rikumin Ginjun Guldon etj. Por kjo dolli që po ndodh në ferr shpejtë ndalet nga Luftëtarët Z dhe atëherë ferri kthehet si ishte më parë duke kontrolluar rojet e ferrit dhe për të mos lënë askënd të largohet që aty.

Friza dhe Celli paraqiten prapë në ferr kur Goku shndërrohet në një të vogël. Duke qenë të bindur se tani ata do e mundin Gokun. Goku fillon punën e tij dhe që të dy munden nga Goku, pastaj ata arratisen nga ferri si të gjithë që arratisen por kthehen prapë aty ku ishin.

Format dhe TransformimetEdit

200px-FriezaVsVegetaNV.png

Friza, forma e parë

Forma e ParëEdit

Në formën e tij të parë Friza nuk lenë ndonjë përshtypje të madhe. Ai duket si një alien i cili është shumë i shkurtër dhe fjalë pakë. Ka shumë dëshirë të luaj me kundërshtarët e tij. Friza ka një bisht me një fund të ngjyrosur si ngjyrë e purpurt. Trupin e tij e ka të gjithin me vija, kurse ka dy brinjë në kokë me ngjyrë të zezë. Ai në fillim paraqitet në këtë formë por ai paraqitet me një anije të bërë speciale me të cilën lëvizë. Në këtë formë ai ka veshur edhe disa rroba të cilat janë të bëra për luftë. Në këmbë ai ka tre gishtërinj kurse në duar pesë gishtërinj më thonj të zinj. Ai paraqitet si një alien i vogël në madhësi por me fuqi të madhe. Kur në manga i matet energji aty del se e ka 530,000 nivelin e energjisë. Muskujt nuk i para-dallohen shumë në këtë formë.

200px-Frieza100Million.png

Friza, forma e dytë

Forma e DytëEdit

Forma e dytë ka një paraqitje jo edhe aq ndryshe sa forma e parë. Në formën e dytë Friza është më i gjatë, ku mund të shihen lirshëm muskujt e tij në barkë dhe në duar. Friza në këtë formë është shumë më i zhvilluar, por tani nuk ka rroba rrobat i hiqen gjatë transformimit. Forma e tij e Dytë i ngjan me shumë Mbretit Cold (Babai i Frizës). Jo vetëm ana e jashtëm që ndryshohet në formën e dytë të tij por ndryshohet edhe ana e brendshme e tij. Friza bëhet më agresiv më i fortë dhe nuk do tia dij për askënd. Pikërisht kjo formë nxiti Gokun për tu bërë Super Sajan, sepse me këtë formë sulmon edhe Krulin. Ai sulmon Krulin sepse Krulin i kishte prerë bishtin me anë të Diskut Fluturues.

200px-FriezaThirdFormNV.png

Friza, forma e tretë

Forma e TretëEdit

Forma e tretë e Frizës është akoma më e egër. Me një kafkë ekstremisht të gjatë dhe me shpatulla të gjëra. ka brirë edhe në kafkë por edhe në shpinë. Kokën e ka të ngrysur kurse gojën e ka shumë të madhe, duket si po qesh por një qeshje prej përbindëshi. Në këtë formë hunda e tij zhduket (mund të jetë harruar ky faktë fare gjatë vizatimit të Frizës në formën e tretë, ose mund të jetë bërë me qëllim), ai në këtë formë është tmerrësisht i frikshëm dhe shumë i shpejt. Ndonëse ai është mësuar me këtë formë (ai qëndron me këtë formë më shumë se të gjitha format e tjera, dhe lufton gjithashtu me Pikolon). Gjatë luftës me Pikolon ai përdorë një lloj teknike vetëm me dy gishta, duke e torturuar Pikolon në një mënyrë të dhimbshme. Forma e tretë e tij është forma kur zëri i tij shtjerrët, dhe duket sikur zëri i formës së parë dhe formës së dytë janë shkrirë në një (kjo ndodh në dublimin Jesdiscographic, e cila kompani përkthen filma në gjuhën shqipe).
200px-FriezaFinalFormNV..png

Friza, forma finale (e katërt)

Forma e Fundit (katërt)Edit

Kjo është forma bazë (forma e fundit) e Frizës, Pikërisht kjo është forma origjinale e tij. Ai ndryshohet pothuajse i gjithi, merr një ngjyrë të bardhë të zbehtë kurse bishti i rigjenerohet. Në këtë formë Friza ka sy shumë të vegjel dhe një gojë shumë të vogël gjithashtu. Friza merr një formë të kokës pak më ndryshe më të gjatë nga lartë dhe më të xixëlluar.Ai nga gjigandi që ishte në format e tjera bëhet i shkurtër (pak më i gjatë se në formën e parë). Kishte sjellje shumë të ftohtë, dhe me këtë formë e vranë edhe Vexhitën. Kjo është forma me të cilën ka lindur Friza, ai e tregon edhe vetë këtë gjë. I vetmi që i ka shkaktuar dhimbje në këtë formë është Goku dhe Prindërit e tij. Por me format e tjera Friza nuk mundet që të arrijë formën e tij me nivelin 100%, pra kjo është forma që e lejon Frizën të arrijë 100% nivelin e forcës së tij.
150px-Frieza100MaximumPower.png

Friza, Niveli i energjisë 100%

100% Niveli i EnergjisëEdit

Friza mundet të arrijë 100% të nivelit me anë të Formës së tij të katërt. Sidomos pamja e tij e jashtme duket me të vërtetë e fortë. I gjithë trupi i tij është i mbuluar i gjithi me muskuj. Gjithashtu ishte edhe më i egër dhe më i fortë. Damarët i kishte të dalë nga vendi i dalloheshin shumë qartë. Shihet qartë që kjo është forma e tij përfundimtare. Ai përpos që është një alien i fuqishëm ai mund që ta kontrolloi edhe fuqinë e tij. Rrallë dikush e bën këtë gjë, prandaj është një kundërshtarë karakteristik, po të mos ishte 100% e nivelit të energjisë ndoshta Friza nuk do mund që të mbijetonte kur preu veten në Planetin Namek.

200px-FriezaFinalFormRobotNV.png

Mega Friza

Mega FrizaEdit

Pasi që humbë në luftën me Gokun, Friza merret nga familja e tij për tu ndrequr siç ishte. Edhe pse kishte shumë dëmtime ai arriti që të mbijetonte. Ai ka dëmtime më së shumti nga të gjithë kundërshtarët ndonjëherë ka hequr një pjesë së kokës, syrin e majtë, dorën e majtë dhe gjysmën e trupi. Friza edhe pse ishte i dëmtuar ishte më i fortë se në Namek dhe tani kishte përforcimi. Edhe pse kishte përforcime atij nuk ju nevojiten fare sepse u mund nga Trunksi vetëm me një goditje. Në këtë gjendje edhe pse si robot atij nuk i ndryshon zëri. Kurse në disa lojra të Playstation dhe X-box-it i ndryshohet, si një makineri.

Maxhin FrizaEdit

Friza paraqitet si Maxhin në Dragon Ball : Budukai në një storie të cilën është e sajuar. As në manga as në anime Friza nuk shndërrohet në Maxhin (Është e pamundur të bëhet maxhin sepse kur Friza vdes, Babidi nuk është paraqitur në TV).

TeknikatEdit

  • Punishing Blaster
  • Whirlwind blow
  • Ki Blast
  • Flight
  • Fly Away
  • Death Ball
  • Supernova
  • Destroy The Planet!
  • Death Cannon
  • You Will Die By My Hand!
  • Death Storm
  • Death Wave
  • Death Beam
  • HAIL Frieza
  • Death Comet
  • Flaming Cannon
  • Imprisonment Ball
  • Kousengan
  • Telekinesis
  • Tsuibi Kienzan
  • Transformimet
  • Crazy Finger Beam
  • Nova Strike
  • Soup Bath of Hell:
  • Lightning Candle:
  • Ticklish Hands of Hell:
  • Boiling Sauna of Hell:
  • Freezing Thundra of Hell:

Paraqitjet e tjeraEdit

  • Bardock: The Father of Goku -
  • Cooler's Revenge -
  • Fusion Reborn

Pjesëmarrja në Video LojëraEdit

  • Dragon Ball Z II: Gekigami Frieza
  • Dragon Ball Z: Barcode Battler
  • Dragon Ball Z Gaiden:
  • Dragon Ball Z: Supa Saiyajin Densetsu (Super Famicom)
  • Dragon Ball Z: Super Butoden (SNES)
  • Dragon Ball Z: Buyuu Retsuden (Sega Mega Drive)
  • Dragon Ball Z: Idainaru Goku Densetsu (PC-Engine)
  • Dragon Ball Z: Legendary Super Warriors (Game Boy Color)
  • Dragon Ball Z: The Legacy of Goku II (Game Boy Advance)
  • Dragon Ball Z: Budokai 2 (GameCube, PlayStation 2)
  • Dragon Ball Z: Burst Limit (Playstation 3, Xbox 360)
  • Dragon Ball Z: Infinite World (Playstation 2)
  • Dragon Ball: Raging Blast (Playstation 3, Xbox 360)

MangaEdit

Friza merr pjesë në manga vetëm në disa evente edhe pse aty nuk ndryshon fare në paraqitje është si të ishte në anime edhe me paraqitje të jashtëm nuk ndryshon.

LuftëratEdit

Në manga dhe animeEdit

  • Friza vs. Mbreti Vexhita
  • Friza vs. Bardock
  • Friza vs. Nail
  • Friza vs. Vexhita
  • Friza vs. Krulin
  • Friza vs. Gohan
  • Friza vs. Pikolo
  • Friza vs. Vegeta
  • Friza vs. Pikolo
  • Friza vs. Gohan
  • Friza vs. Vegeta
  • Friza vs. Goku
  • Friza vs. Pikolo
  • Friza vs. Super Sajan Goku
  • Friza vs. Super Sajan Goku
  • Friza vs. Gohan
  • Friza vs. Super Sajan Goku
  • Mega Frieza vs. Super Sajan Trunksi i së ardhmes
  • Friza vs. Pikon
  • Friza dhe Cell vs. Kid Goku

Në filmEdit

Friza (forma e katërt) vs Gohan

Zërat e Aktorëve Edit

  • Dublimi Japonisht: Ryusei Nakao
  • Dublimi i Ocean Group: Pauline Newstone
  • Dublimi i Blue Water : Maureen Jones (DBGT)
  • Dublimi i FUNimation : Linda Chambers-Young
  • Dublimi Latin Amerikan: Gerardo Reyero
  • Dublimi Gjerman: Thomas-Nero Wolff
  • Dublimi Brazilian: Carlos Campanile
  • Dublimi Italian: Gianfranco Gamba
  • Dublimi Portugez: Ricardo Spínola

ImtimetEdit

  • Friza është i vetmi që nuk përdorë asnjë teknikë të Luftëtarëve Z
  • Lufta mes Gokut dhe Frizës ishte më e madhja në Dragon Ball Z që zgjati 19 episode.
  • Friza është i vetmi që i përballoj Sferës së Energjisë (Kid Buu dhe Shenron të dy u eliminuan me anë të Sferës së Energjisë apo Spirit Bomb).
  • Friza është i vetmi që nuk ka mundur asnjëherë një Super Sajan
  • Friza është kundërshtari që ka pasuar më së shumti Dëmtime dhe ka mbijetuar gjithashtu, ai kishte humbur syrin e majtë dorën e majtë, gjysmën e trupit dhe një pjesë të kokës.
  • Friza është i vetmi nga tre kundërshtarët kryesor (Celli Buu dhe Friza), që nuk absorbon asnjë njeri.
  • Friza është i vetmi nga të tre kundërshtarët kryesor që nuk është Krijim artificial, Celli është krijim artificial, gjithashtu edhe Buu.

Also on Fandom

Random Wiki