Sferat e Dragoit Wiki
Register
Advertisement

Gohan thumb|Gohan ( i quajtur në japonisht si Son Gohan ) është një personazh nga Dragon Ball Z dhe Dragon Ball GT. Ai u krijua nga japonezi Akira Toriyama. Ai është djali i parë i Gokut dhe i Kikit. Gohani e mori emrin e tij sipas gjyshit të Gokut (Gjyshi Gohan) i cili shfaqet vetëm në Dragon Ball. Gohani është një student i shkëlqyer dhe inteligjent, por atij si fëmijë i mungon shpirti i luftës së sajanëve.

Personaliteti

Gohan,është një qenie gjysmë sajane. Ka një personalitet unik dhe vlera të jashtëzakonshme. Këto vlera edhe e veçojnë Gohanin. Kur ai ishte veçse një fëmijë e tregoi një fuqi të hatashme mbi kundërshtarin te quajtur Raditz, por më e çuditshmja ishte se ai nuk mbante asgjë në mend. Sikurse babai i tij Gohani ka një zemër të pastër dhe të sinqertë. Edhe pse i shqetësuar për familjen e tij dhe studimet, Gohan ka një lidhje të veçantë simpatie me mjeshtrin e tij: ish rivalin e babait të tij të quajtur Piccolo. Piccolo u detyrua ta stërvit Gohanin pas vdekjes së Gokut. Por Pikolos i hyri djaloshi në zemër sa ai e sakrifikoj veten për të. Gohan ka influencë të madhe nga Krulin, kjo ndoshta sepse Krulin është shoku më i mirë i Gokut dhe marrëdhëniet e tyre janë xhaxha/nip. thumb|left|Fuqitë e fshehura të Gohanit

Fuqitë e Fshehura

Si një fëmijë, Gohani kishte një fuqi dominuese dhe të pa limitëshme për brenda tij, të cilën e përjeton vetëm atëherë kur ka zemërim nga frika. Kjo është edhe arsyeja e cila Goku nuk e ka hetuar kur atë. Për derisa rritej ai fitoj hyrje të mëtutjeshme në potencialin e madh të fuqive të tij, dhe nuk mund ta përdorte me vullnetin e tij.Fuqitë e fshehta të Gohanit arin për kryerjen e tyre në sagën e fusionit. Të cilat fuqi ia nxjerr Kai i Vjetër (Elder Kai).

Paraqitja

Gohani ka një paraqitje si një djalosh gjysmë sajan dhe gjysme njeri i cili ka një intuitë të madhe mbrojtëse. Paraqitja e Gohanit ndërron përgjatë serisë Dragon Ball Z.thumb|Gohani, forma e tij origjinale Gohani stërvitjet e tij i kryen me Pikolon.Gohani e mori një uniform nga Vexhita tek Saga e Frizës. Uniformën tjetër e mori nga Pikolo i cili ia dhuroi ne sagën e Sellit. Ai detyrohet qe ta lus Bulmën që ti punoj një kostum i cili nuk bie në sy kur ndeshet me armiq që kërcënojnë botën. Kur u ndesh me armikun buu ai ndërroi veshjen dhe e bëri si të babait të tij(Gokut). Kurse në Dragon Ball GT veshja e tij është kryesisht si një profesor, sidoqoftë ai i mban një palë syze te çuditshme. Ne Dragon Ball Z Gohani ndeshet me shumë prej kundërshtar si Raditz, Nappa, Vexhita, Frieza etj. Kurse në Dragon Ball GT ai ndeshet me shumë pak kundërshtar. Por kundërshtari më i fuqishëm ne gjithë seritë e Dragon Ball konsiderohet Omega Shenron.

Historia

Një vjet pasi që u martuan Goku dhe Kiki lindi djali i parë i tyre Gohani.Gohani kishte marrur emrin sipas gjyshit të Gokut (Gjyshi Gohan). Gohani mësonte në shtëpi dhe ëndrra e Kikit ishte që Gohani të bëhet një profesor intelegjent.Gohani ishte një djal intelegjent dhe djal i zemërgjer.

Dragon Ball Z

Saga e Sajanëve

Në fillim të Dragon Ball Z, Goku ka ndërtuar një familje me gruan e tij Kiki dhe djalin e tij Gohanin. Një kërcënim i ri dhe i Super Fuqishëm ka ardhur në Tokë me emrin Raditz, që prezantohet si vëllau i madh i Gokut. Goku dhe Vexhita duke bërë përgatitje për të luftuar Raditzi i tregon se ai ishte një sajan i dërguar në Tokë në mënyrë që ta pushtoj. Pasi që Goku e ka humbur rrënjësisht ndjenjën e një sajani e mund atë dhe e rrëmben dalin e tij Gohanin.thumb|Shpërthimi i inatit të Gohanit Ai i thotë se duhet ti vrasë 100 njerëz në mënyrë që ta sheh djalin e tij sërisht gjallë. Pikolo parqitet dhe ata i bashkojnë forcat për të mundur Raditzin. Goku e sakrifikon vetvetën në mënyrë që ai ta mbaj derisa Pikolo ta bëjë një Rreze Speciale në mënyrë që ta vrasë Raditzin. Të dy ërfundojnë të vdekur edhe Goku dhe Raditzi. Pak para vdekjes ai mëson se edhe 2 Sajan më të fuqishëm do të vinin edhe 1 vjet. Në Botën e Përtejme ai ushtrohet me Mbretin Kai në mënyrë që të bëhet i fortë e ti mund Sajanët. Ai mëson atje Grushtin e Mbretit Kai dhe Spirit Bomb dhe ushtrohet në një gravitacion akoma me të madh. Në një gravitacion sa 10 fishi i Tokës. Pak para betejës me anë të Sferave të Dragoit ata e kthejnë në jetë Gokun. Ai arrin pak vonë duke i gjetur Jançën, Tienshinhanin dhe Çautson të vdekur. Ai e mund Napen dhe bëhet gati përpara se të ballafaqohet me Vexhitën. Me ndihmën e Grushtit të Mbreti Kai dhe Spirit Bomb dhe të Gohanin, Krulinit dhe Jaxhirubes ia dalin ta mundin Vexhitën. Krulin e pat rastin ta vriste Vexhitëm mirëpo Goku iu lut që ta linte Vexhitën të shkonte. Vexhita i tha se herën e ardhshme atij nuk do ti vij keq.

Saga e Garlikut te Ri

thumb|Garliku i Ri Pas thithjes se Garlikut te Ri nga zona e vdekjes ai rrikthehet për hakmarrje. Ai fillon që ti lëshoj përbindëshat e tij mbi Gohanin,Pikolon dhe Krulin. Fatkeqësisht Goku pas ndeshjes me Frizen dhe shpërthimit te Namekut ai ende nuk kishte ardhur. Me një trik te cilën e bën Pikolo arrin që ti liroj Kamin dhe Z.Popo. Dhe me një trik që Gohani bën mund që ta fus prapë Garlikun e Ri ne Vrimën e Zezë

Saga e Cellit

Në moshën shtatë vjeçare, Gohani fillon të stërvitet me Gokun dhe Pikolon. Kjo ndodh sepse Trunksi i së ardhmes i paralajmëroj për krijimin e androidëve #17 dhe #18. Gohani thumb|Shpërthimi i inatit të Gohanitgjithashtu e shpenzon edhe një vit tjetër në Dhomën e Shpirtit dhe Kohës ku stërvitet me Gokun intensivisht për ti mundur #16, #17 dhe #18, por ai merr lajmin për sulmet e Cellit. Në moshën kronologjike 10 vjeçare (biologjikisht 11-vjeçare) ai del nga Dhoma e Shpirtit dhe e Kohës si një Super Sajan. Goku pasi e dorëzon betejën në Lojën e Cellit ia lë vendin Gohanit që ti liroj fuqitë e tij të fshehura duke besuar se ai ka potencialin e duhur për ta mundur Cellin. Gohani nuk dëshiron që ti shoh këto fuqi të tij por Celli si një i pamëshirshëm që ishte filloi ta torturoi nga kurioziteti që ti shoh këto fuqi. Në atë çast Celli urdhëron Cellat e Ri që ti bëjnë ti vuajnë Luftëtarët Z. Androidi #16 i thotë Gohanit të mos ket frikë dhe ta lëshoj zemërimin e tij sepse vet Celli ishte qenie mizore që nuk i donte as qeniet e gjalla e as natyrën. Atëherë Celli ia shtyp kokën paqësore të #16. Në atë çast inati i Gohanit shpërthej duke u shëndërruar në Super Sajan 2. Ai me secilën goditje të tij shkatërron një nga Cellat e Rinj dhe në fund përleshet me vet Cellin. Ai dominon mbi vet Cellin shumë lehtë madje edhe atëherë kur Celli përdor fuqinë e plot të formës së tij perfektë. Në një çast dëshpërimi kur Celli është në formën e tij të dytë ai përdorë Vetë-shkatërrimit duke dashur ti shkatërroj Luftëtarët Z me gjithë Tokën Goku bën një sakrificë duke përdorur tekniken e Zhvendosjes së Çastit ai teletransportohet në Planetin e Mbretit Kai duke i dhënë fund jetës së tij. thumb|left|Gohani ne duel me CellinMegjithatë Cell shpëton nga shkatërrimi duke u rigjeneruar nga vetëm një qeli dhe më pas ai madje mëson edhe teknikën e Gokut për Zhvendosje të Çastit dhe rikthehet në Tokë akoma dhe më i fortë. Qëllimi i tij ishte shkatërrimi i Gohanit dhe i Luftëtarëve Z. Kur Cell kthehet në Tokë ai vret Trunksin e së ardhmes dhe më pas sulmon edhe Vexhitën të cilin desh e vrau. Gohani doli në mbrojtje të tij por i kushtoj dëmtimin e dorës së tij të majtë.thumb|Kamehameha masive që i lëshon Gohanit Cellit Pasi beteja kishte arritur fundin pritej që Celli ta sulmonte Gohanin me një Kamehameha masive. Goku (nga Bota e Përtejme) me telepati i thotë Gohanit ta lëshoj një sulm me tërë fuqinë e tij. Gohani rrit energjinë dhe në të njejtën kohë dy Kamehamehat masive lëshohen dhe në një ndeshje spektakulare ku me ndihmen e hutimit të Cellit nga ana e Vexhitës, Gohani arrin ta mund Cellin. Duhet cekur se këtu Gohani është më i fortë se vet Goku dhe duke e bërë atë më të fortin e Luftëtarëve Z. Por, duke bërë që Gohan gjatë pushimit 7 vjeçar, fuqitë e tij paksa mbesin prapa ndërsa ato të Gokut ( i cili po ushtron në Botën Tjetër) dhe të Vexhitës i cili ushtrohet në Tokë ia kalojnë. Deri në çaste më të mëvonshme kur fuqitë e Gohanit zhvillohen dhe arrijnë dimensione të reja.


Saga e Buu-së

Super Buu pasi e thith Gohanin në ditën e Turnut të Arteve Marciale ai ktheht në tokë që ti shoh të dashurit dhe djalin e tij të ri Goten. Gjatë turneut ai informohet se i keqi Magjistar Babidi i cili ishte një kërcënim i ri dhe i afërt. Tek anija e Babidit ata balla faqësohen me ushtarëe e tij. Ata i mundin deri sa ballafaqohen me vetë Majin Buu. thumb|120px|Gohani në dyluftim me buuGoku gjatë luftimit me Majin VexhitënBabidi posedon edhe Vexhitën i cili përballet me Gokun përderisaMajin Buu pushonte i duhur për sasinë masive të energjisë që vinte nga luftimi. Para se të përballnin Buu Vexhita shtiret si i lodhur dhe i jep Gokut goditje të pandjenja. Me tu zgjuar Goku e vlerëson situatën e llahtarshme dhe provon ta mësoj Goten dhe Trunks në Artin e Fusionit përpara se koha e tij në Tokë të mbaroj. Goku e ballafaqon Buu dhe transformohet në Super Sajan 3. Energjia e konsumuar e transmisionit e kthen Gokun në Botën e Përtejme. Duke mësuar se Gohani është gjallë dhe duke u ushtruar në Planetin Kai ai transportohet atje menjëherë. Pasi që stërvitja merr fund Gohani kthehet të balla faqësohet me Buu mirpo humb sepse ai ka absorbuar Gotenksin dhe Pikolon. Rou Dai Kaioshin e transferon forcën jetës së Gohanit për ta shpëtuar atë dhe për ta ndihmuar Gohanin në betejë. Ai duke dashur ta bëjë fusionin Potara me të birin, Gohani absorbon me Buu. Në atë kohë vie Vexhita dhe këta dy fusionohen duke bërë një Super Luftëtar Vegetto. Vegetto është i plotfuqishëm mbi Buu. thumb|left|Super buu i cili ka absorbuar Gohanin dhe GotenksKështu që ai absorbon me të për ti shpëtuar të tjerët. Natyra Mistike e Buu dhe fuqia e Vegetto mbrenda tij bënë që fusioni të ndahej përsëri në Goku dhe Vexhita. Ata luftojnë me mendjen e Buu deri sa Vexhita liron të absorbuarin Buu – në e Mirë dhe me këtë rast bëhet një transformim i pakontrolluar ku krijohet Buu Fëmijathumb|buu në shpërthime inati ( Forma origjinale e Buu – së). Goku dhe Vexhita ikin prej trupit të Buu dhe një çast më vonë Buu shkatërron Tokën. Goku, Vexhita, Dan Dan dhe Z. Satan transportohen dhe shpëtohen për në Planetin Kai nga Kaioshin. Buu përballet me dy Sajanët. Vexhita e pyet Dan Dan nëse bën që Toka të rikthehet dhe Fuqia e Gokut dhe ta bëjnë një Super Spirit Bomb. Goku e bind Z.Satan të iu thotë Tokësorëve të iu jepin ca energji për Spirit Bomb. Ata ashtu veprojnë dhe Goku e hedh mbi Buu. Mirpo niveli i lartë i fuqisë së Buu i bënte ballë mirë derisa edhe dëshira e fundit u realizu ku kthehet fuqia e plotë e Gokut. Me shndërrim në Super Sajan ai i jep lamtumirë Buu duke bërë kështu që paqja në Univers të kthehet.

Dragon Ball GT

Dhjetë vjet pas serisë Dragon Ball Z, Gohan punon për kompanin e Bulmës po ashtu edhe thumb|left|Gohani i Dragon Ball Gt-sëTrunksi nuk kishte dhe aq kohë për tu stërviturë. Gohani ishte një ndër personat më të parë që e zbuloi se Perandori Pilaf e ka shëndërruar Gokun në fëmijë. Gohani e ka arritur ëndren e nënës së tij. Megjithëse Gohani në këtë seri nuk lufton dhe aq shum përveqëse tek Saga e Bejbit kur trupin e tij e kontrollon Bejbi deri sa i shpëton goku nga kjo ndodhi. Ai lufton gjithashtu në Sagën e Shenronit kur të gjithë Luftëtarët Z mposhten përveq Gokut i cili shpëton botën. Gohani kishte një pamje të quditshme me një palë syze dhe një profesor intelektual

Format dhe transformimet

Ozaru

thumb|162px Kjo formë është e fuqishme dhe e pakontrollueshme, solemne dhe i karakterizon të gjithë sajanët. Ata shndërrohen në qenie të mëdha dhe fuqia i 10 fishohet. Ndryshe njihen si Majmunët e Mëdhenj. Gohan qysh si fëmijë ishte i aftë të shndërrohej në Ozaru. Gohani për herë të par u shëndërrua në Ozaru kur ishte qysh i vogël, edhe një herë tjetër në Sagën e Sajanëve

Super Sajan

Këtë nivel të Super Sajanit Gohani E arrin kur është duke u stërvitur me Gokun në Dhomën e Kohës dhe të Shpirtit.thumb|left|180px|Gohani i shëndëruar ne Super Sajan i nivelit të par] Kur Goku e lëshon një sulm ( kamehameha ) mbi të, dhe ai arrin që të mbrohet duke u shëndëruar në Super Sajan.


Super Sajan 2

Këtë nivel të Super Sajanit e arrin në Sagën e Cellit kur ndeshet me të.thumb Ai duke i parë shokët e tij duke u torturuar nga Cellët e Rinj dhe kur Cell i shtyp kokën #16 teksa ai i tregon që Celli është i pa mëshirshëm, dhe tek i flet për bukurit e natyrës. Atij i del inati jasht dhe shëndërrohet ne Super Sayian 2.

Fuqia e plotë e Super Sajanit

Gohani këtë teknikë e mëson nga babai i tij Goku. Këtë teknikë e përdor në Sagën e Buu-së dhe kur stërvitet me Gotenin. Ai gjithashtu lufton Daburën dhe Buu-në e shëndoshë. Gohani me këtë teknikë e nxjerr Shpatën Z në Planetin e Kaioshinit

Sajani i mrekullueshëm

thumb|99px| Sajani i mrekullueshëm është Gohani i cili fillon që pas vdekjës së babait të tij të shkon në shkollë publike. Ai detyrohet që ti kërkoj bulmës një kostum që të mbrojë botën pa e kuptuar ndokush që është ai. E para që e kupton që është Gohani, Sajani i mrekullueshëm është Videl. Atij maska i zbulohet në Turneun e Arteve Marciale, I cili detyrohet që ta heq kostumin e tij.Shoqja e tij Videli pas ca kohësh martohet me të dhe krijojnë familje.

Gohani ultimatium

Fuqia ultimatiume e Gohanit është fuqia maksimale e tij. Ai këtë fuqi e arrin me thumb|left|Gohani duke luftuar ndihmë nga Kai i Vjetër. I cili me anë të disa lëvizjeve qesharake arrin që t'ia rrit fuqin Gohanit.Pas kësaj ai përgatitet që të luftoj kundër Super Buu-së.Kur kthehet në Tokë ai i gjen Pikolon,Goten,Trunksin dhe Satanin përballë Buu-së. Në fillim askush përveq Gotenit nuk e dallon se ai është Gohani . Ata mendojnë se ai është Goku. Gohani nuk arrin që ta mund Super Buu-në në betejë sepse ai thithë Pikolon dhe Gotenksin (Trunksi dhe Goteni pas bashkimit në një trup të vetëm). Gohani thithet gjithashtu nga Buu. Pas bashkimit të Gokut dhe Vexhitës, të cilët arrijnë që ti shpëtojnë ata që u thithën nga Super Buu.

Advertisement