Sferat e Dragoit Wiki
Register
Advertisement

Krulin [[Figura:210px-Krillin666666.jpg|thumb|Pamja origjinale e Krulinit e marr nga seria Dragon Ball Z ]]( Kuririn ) është një personazh i trilluar nga të trilogjia e serisë Dragon Ball. Duke përfshirë Dragon Ball, Dragon Ball Z dhe Dragon Ball GT. Krulin është tullac sikurse Çautsuja. Krulin nuk ka një hundë të dukshme sikurse disa Personazh të tjerë të Dragon Ballit. Krulin ka natyrën e mirë, ai ka dëshirë që të ketë një familje. Goku është miku më i mirë i Krulinit, i cili u bë mik me të kur shkoj për tu Stërvitur tek Mjeshtër Roshi. Vajza e Krulinit është Marroni kurse gruaja e tij është Androidi 18 ( është një android por Krulin shprehu dëshirën për ta bërë njeri ). Meqë Androidi 18 ishte një android atëherë Krulinit i bie që Androidi 17 është kunati i Krulinit. Celli është klon i modifikuar i Krulinit. Ka gjithsej 3 vdekje.

1. Te Mbreti i Djallit në Dragon Ball tek.

2. Te Friza kur shpërthehet në ajër.

3. Në Dragon Ball GT kur Super Androidi #17 i jep fund.

Emri

Sikurse të gjithë emrat e personazheve të Dragon Ball edhe emri i Krulinit është i çuditshëm. Në Japonisht rrokja Kuri do të thotë Gështenjë ( apo në anglisht chestnu ). Në emrin anime është Krillin, Në emrin manga është Kuririn. Kurse emrat e tjera janë: Klilyn, Kullin, Kririn, Kurin, kurse Krulin ( në shqip ).

Informacionet e Personazhit

Krulin paraqitet për herë të parë në anime dhe në manga kur shkon tek Mjeshtër Roshi për tu stërvitur dhe për tu bërë një luftëtar shumë i zoti, Krulin është shoku më i mirë i Gokut Krulin në serin e Dragon Ball vdes vetëm një herë ( i cili rikthehet prapë me Sferat e Dragoit. Krulin është një ndër personazhet më të rëndësishëm në Dragon Ball dhe Dragon Ball Z kurse në Dragon Ball GT Krulin nuk luan një rol të madhë ( në Dragon Ball GT më të rëndësishmit janë Trunks Pan Goku ).

thumb|left|Krulin në Dragon Ball Bodukai Tenkaichi 3Krulin prezantohet edhe me personazh të ri si Kiki, Tien Shin Han, Çautsu dhe me disa personazh të tjerë të Dragon Ball. Teknika më e pëlqyere e Krulinit është Disku Shkatërues. Gruaja e Krulinit është Androidi 18 dhe me të e bën një vajzë të cilën e emëruan me emrin Marron ( Marron ishte e dashura e Krulinit ) Raca e Krulinit është Humane .

Goku dhe Krulini nuk ishin gjithmonë miq të mirë, sepse Goku dhe Krulin në fillim ishin shumë të ndryshëm Krulini kishte dëshirë që të bëhej i fortë dhe Goku gjithashtu dhe filloi lufta në mes të njëri tjetrit. Gokut mandej fillon që Krulini ti hyej në zemër dhe bëhen miq të pa ndarë. Krulini dhe Goku nuk e dinin se Goku ishte Sajan ata mendonin se Goku është një Tokësor si Krulini gjithashtu. Por Krulini u shoqërua me Bulmën. Të gjithve na ka lën më së shumti përshtypje fjalët e Krulinit i cili thotë pse më ndodh gjithmonë mua kjo Dhe dihet qartë se Krulini kishte dëshirën më të madhe të ketë një familje, dhe këtë dëshirë ia plotëson një android të cilin Krulini e shprehë për ta kthyer në njeri, dhe ajo android është Androidi 18.

Krulini ka një karakter i cili me të vërtet i toleron të gjithë. Kurse shprehjen e ti fillon ta përsëris gjithmonë, duke ia shtuar jo vetëm kjo më ndodh gjithmonë mua por edhe në raste rreziku duke thënë si mund të më ndodh kjo mua, por unë ende nuk jam martuar pra Krulini e lufton të keqen dhe e përkrah të mirën ai është një personazh pozitiv.


Historia

Dragon Ball

[[Figura:264px-Krillingoku.jpg|thumb|Goku dhe Krulin miqtë më të mirë në Dragon Ball]]

Saga e Turnamentit

Krulin paraqitet tek Turneumë kur dëshiron ti shoh fuqitë e tija dhe ti mund të gjithë. Goku lufton më mirë se kurë në këtë Sagë po ashtu edhe Krulini. Goku nga gjysma e Turneut humbet ai shtyhet aq shumë sa që shkon tek ulëset e shikuesve dhe i prek vetëm me gishtërinjtë e këmbëve, Kjo është hera e parë që Krulini është më i aftë se Goku. Por kjo do të thotë se ata nuk do të jenë më miq përkundrazi ai bëhet mik më shumë se kur me Gokun.

Krulini shkon deri ne finale por ai humbet nga Jackie Chan apo Mjeshtër Roshi i cili e kishte bërë nofkën kështu për të mos rënë në sy, por ai zbulohet që është Mjeshtër Roshi. Ai nuk ka një hundë të dukshme dhe ajo vërehet shumë shpejtë dhe ka gjashtë pika në kokë tre pika në të djathtën tre pika në të majtën. Me të vërtet Krulin tregohet më i zoti se kur, kur ndeshet me disa armiq të tij kjo bën që edhe Gokut ti duket më e interesant ndeshja, dhe ta shikoj me shumë entuziazëm. Ndoshta për Krulinin ishte e lehtë sepse ai i kishte fuqinë më të madhe se të tjerët që ndesheshin aty.

Saga e Ushtrisë së Shiritit të Kuqë

Pas Tornamentit ai stërvitet prapë me Mjeshtër Roshin. Dhe me Gokun shkojnë dhe i luftojn Ushtrin e Shiritit të Kuqë me shpresë se do i mundin ata kësaj radhe.

Saga e parashikueses së të ardhmes Baba

Sidoqoftë Goku Yamcha dhe Krulin fillojnë që ti luftojnë Vampirët. Ata takohen me një parashikuese fati dhe më vonë kuptojnë se ajo quhet Baba, dhe që ajo është motra e Mjeshtër Roshit ( në fakt ata nuk ngjasojnë fare me njëri tjetrin ).

Saga e Tien Shin Hanit

Krulin e vazhdon Turneun e Arteve Marciale të 22, Mjeshtër Lejleku është kryetari i Tien Shin Hanit. Krulinit i bie të ndeshet me Çautsun. Tien Shin Han-i mundet nga Goku dhe bëhet nxënësi i Mjeshtër Roshit.

Saga e Mbretit Pikolo

Pas Turnamentit, Krulin vritet nga Tamburini shërbyesi i Mbretit Pikolo. Pas duelit me Mbretin Pikolo që bën Goku ai merr Sferat e Dragoit dhe shpreh dëshirën që të vjen në jetë Krulin.

Saga e Pikolot të Ri

Krulin vazhdon të ushtrohet për Turneun e Arteve Marciale të 23. Por Pikolo dhe Goku bëjnë një duel i cili duel bën që të gjithë shikuesit të shpërndahen.

Dragon Ball Z

Vegeta Saga

Pesë vjet pas ndeshjes me Gokun dhe Pikolon në Turneun e Arteve Marciale të 23. Goku dhe Bulma kujdesen për ishullin e Mjeshtër Roshit.thumb|Krulin duke mbajtur në dorë Sferën Energjike Derisa vjen Raditz( vëllau i Gokut ) i i cili lufton me Pikolon dhe Gokun. Pas një beteje shumë të ashpër Goku vdes së bashku me Raditzin nga Pikolo, i cili lëshon një teknik mbi Raditzin teksa Goku ishte duke e mbajtur atë. Dhe tek Raditzi bëhet e ditur se Goku është një Sajan. Krulini detyrohet që ti dërgoj lajmin e keq për Gokun gruas së tij Kikit e cila e mori shumë keq atë lajm. Një vit pas vdekjes së Raditzit dhe kur kopton Vexhita dhe Napa për këtë ndodhi ata nisen menjëherë drejt Tokës. Kur mbërrin Vexhita dhe Napa atje shohin Vetëm Krulinin, Jançën, Çautsun, Tien, Pikolon dhe Gohanin. Ata lëshojnë Saibmenët e vegjël të cilët vrasin Jançhën, Çautsun dhe Tienin Napa fillon me Pikolon ata bëjnë me të vërtet një duel shumë të ashpër deri sa ndërhyn Gohani. Ndërhyrja e Gohanit nuk shkojë dhe aq mirë sepse Napa u inatos shumë, i cili lëshoj një sferë energjike drejtë ti Gohani mbeti si i ngrirë. Kur pa pritur Pikolo doli para Gohanit dhe e mbrojti atë me jetën e tij. Krulini ishte i lodhur nga ndeshja dhe i shtrirë në tokë mandej vjen Goku i cili i shpëton Gohanin dhe Krulinin. Vexhita pasi shikoj se si Napa u mposht nga Goku Vexhita pa mëshirë e vrau Napën, Mandej u bë një duel në mes të Vegjitës dhe Gokut. Të dytë ishin të lodhur dhe Goku u detyrua ti jap sferën energjike Krulinit sepse ishte i lodhur. Krulini i lëshoj Sferën kurse Vexhita u shmang dhe sfera u drejtua drejt Gohanit, Goku i foli me telepati Gohanit dhe i tha që Sfera është sikurse një mik sillu mirë dhe mund ta shmangesh me lehtësi dhe ashtu ndodhi. Vexhita u mund keq nga Gohani i cili u shndërrua në Ozaru dhe e shtypi Vexhitën. Goku iu lut Krulinit që tja fal jetën Vexhitës dhe Krulini me inat e pranoi.

Saga e Namekut

Pas vdekjes së Pikolos dhe Kamit shkuan dhe Sferat e Dragoit sepse Pikolo kishte vdekur nga Napa te Saga e Sajanëve. Atëherë ata vendosin që të shkojnë në Namek sepse kanë dëgjuar se edhe atje ka Sfera të Dragoit. Goku, Gohani dhe Krulini ishin duke u shëruar në Spital dhe më së shpejti nga ta u shërua Gohani dhe Krulini. Atëherë u nisën Krulini Gohani dhe Bulma. Kur mbërrijnë ata mendojnë se kanë mbërritur me të vërtet në Namek por, Plnaeti është i rrejshëm kur kuptuan këtë të tret u nisën drejt Namekut të vërtet. Ata mbërrijnë në Planetin e vërtet dhe aty ata shohin se kanë shoqëri nga Friza dhe Vexhita. Lufta për Sferat e Dragoit bëhet më e madhe çdo herë e më madhe deri sa Vexhita vret Dodorien dhe Zarbon dhe atëherë Friza detyrohet që të thërret Forcat Speciale të Gini us.

Saga e Kapitenit Ginju

Me të vërtet kur erdhi Kapiteni Ginju dhe Forcat speciale të tij Krulinit dhe të tjerëve u la përshtypje shumë sepse ishin me të vërtet shumë të fuqishëm. Këta bëjnë një betejë shumë të ashpër me Rikumin sepse filluan që të ndeshen shumë. Guldo vdiq i pari nga Vexhita, sepse Vexhita i shpëtoj Gohanin dhe Krulinin nga Guldoja duke i prerë Kokën me një gisht. Mandej Rikumi u ndesh me Gohanin të cilit ia theu kokën dhe Gohani rra pa ndjenja në tokë dhe sytë e tij i kishin mbetur hapur. Krulin mbeti shumë i habitur dhe nuk munde as të lëvizte nga dhimbjet që i kishte shkaktuar Forcat Speciale të Ginius dhe Vexhita gjithashtu. Kur Goku erdhi pa Gohanin dhe i japi një far Senxuje Gohanit Krulini dhe Vexhiës.

Saga e Frizës

Pas betejës me Vexhitën, Goku i ka mbledhur fuqitë dhe shkon në planetin thumb|Krulini formën diskun shkatërruesNamek ti ndihmoj Gohanit, Krulinit dhe Bulmës të cilët po i kërkojnë Sferat e Dragoit Namekian. Ai arrin me kohë ti shpëtojë shokët e tij dhe Vexhitën prej Forcave Speciale të Ginijus. Ai i mund Rikumin, Baten dhe me në fund përballet me Kapitenin Giniju. Pas dëmtimit të trupit të Gokut dhe fundit të paaftësisë së tij Vexhita e merr Gokun dhe e dërgon në Dhomën e Përtrirjes. Atëherë Friza sulmon Krulini me brinjë dhe e gjuan për tokë atëherë Dandani vrapon tek Krulini dhe e shëron me fuqitë magjike që ka ai atëherë Krulini e gjuan me Diskun Shkatërues Frizën dhe disku e inatos atë. Friza vrapon për tek Krulini por Frizës nuk i bëhet vonë dhe shkon për ti vrarë të tjerët. Më në fund Vexhita përballet me Frizën. Goku erdhi pak përpara se Friza ta vras Vexhitën i cili në fjalët e tij të fundit i lutej Gokut ta vriste Frizën dhe të merrte hak për Sajanët. Goku në fillim po bëhej gati të fitonte kur Friza i tha se i ka përdorur vetëm 50 % të fuqisë së tij. Ai ia hodhi një lloj të fuqishëm të Ferës Energjike. Mirëpo Friza si gjithmonë i shpëtoj. Kështu ai plagosi Pikolon dhe vrau Krulin duke bërë që ta rris zemërimin e Gokut. Duke i liruar të gjitha forcat e tij ai u transformua në një Super Sajan. Beteja kaloi në anë pozitive derisa Friza vendosi ta shkatërroj Planetin dhe të arrinte formën e tij 100 %. I gjithë planeti ishte gati të shpërthente kurse Goku dhe Friza po e vazhdonin luftimin. Friza u pre nga vet sulmi i tij. Në fund të fundit Goku i jep pak energji në mënyrë që të mund të mbijetoj. Mirpo ai atë energji e përdori për shkatërrimin e Gokut gjë që nuk ndodhi sepse Planeti Namekia shpërtheu duke marr me veti Frizën dhe Gokun. Kur ata deshën që Goku të kthehej me Sferat e Dragoit, Dragoi Hyjnor Shenlong u tha se Goku ishte ende gjallë.

Saga e Garlikut të Ri

Pas thithjes se Garlikut te Ri nga zona e vdekjes ai rrikthehet për hakmarrje. Ai fillon që ti lëshoj përbindëshat e tij mbi Gohanin,Pikolon dhe Krulin. Fatkeqësisht Goku pas ndeshjes me Frizen dhe shpërthimit te Namekut ai ende nuk kishte ardhur. Me një trik te cilën e bën Pikolo arrin që ti liroj Kamin dhe Z.Popo Krulin ishte duke u shtirur se ai po i nënshtrohej Garlikut të Ri, por kjo ishte vetëm një gënjeshtër atëherë pas një betejë me Pikolon Garliku i Ri e rikthen zonën e vdekjes dhe Zona e vdekjes mundohej të thithte çdo gjë që i dilte para. Dhe me një trik që Gohani bën mund që ta fus prapë Garlikun e Ri ne Vrimën e Zezë. Atëherë Krulini dhe të tjerët shpëtuan edhe pa ndihmën e Gokut.


Krulin takohet me Marronin të dashurën e tij dhe më vonë ata ndahen sepse Krulini mendonte se nuk mund ta bënte të lumtur Marronin ( një vajzë aq të bukur ). Besohet se Krulini ia la Marronit ( vajzës së vet ) emrin sipas të Dashurës së tij me të njëjtin emër.

Saga e Trunksit

Pas vdekjes së Garlikut të Ri. Friza dhe Babai i tij vinë për të marrë hakë. Atje ata takohen me një djalosh nga e ardhmja i cili i vret edhe babain e Frizës dhe Frizën gjithashtu. Dhe i paralajmëron për ardhjen e Gokut kur Goku vjen Trunksi i tregon Gokut se ai është djali i Vexhitës dhe Bulmës.

Saga e Androidëve

[[Figura:200px-Krillin_&_android-18.jpg|thumb|left|200px|Androidi 18 duke e puthur Krulinin]] Krulin lufton shumë për të mbetur gjallë sepse Trunksi i së ardhmes i kishte thënë që do shfaqen disa android që janë të tmerrshëm. Pas një petejë shumë të gjatë mesë Gokut dhe Androidit 19 Goku merr një sëmundje në zemër dhe nuk mund të lufton Jança mer Gokun dhe niset për në shtëpinë e Mjeshtër Roshit ku ishte dhe gruaja e Gokut Kiki. Mandej vjen Vexhita i cili i vret Androidin #19, Androidi 20 ( Dr.Gero )fillon të ndeshet me Pikolon deri sa mendon që duhet të fshihet në ndojë vend sepse Pikolo është shumë i fortë. Pas një kohe të shkurtër Dr.Gero shkon për të zgjuar Androidin #17 dhe Androidin #18, dhe pa pritur Androidi #17 vret Dr.Geron dhe zgjon Androidin #16. Krulini po rrinte i shokuar, Androidët dolën nga Qendra Kërkimore ku ishin dhe panë Luftëtarët Z. Vexhita ishte më krenari aty por nuk ja vunë veshin asnjëri prej të tre Androidëve që ishin. Asnjërit nuk i la përshtypje askush përveç Androidi #18 i cili i thotë Krulinit fat të mbarë teksa e përqafon. Krulin dukej sikurse po i shmangej por me të vërtet ai besonte se ndiente diqka për Androidin #18

Saga e Imperfekt Cellit

Pas një kohet të shkurtër Trunksi i së ardhmes dhe Krulini e shkatërrojnë laboratorin e Dr.Geros. Piccolo dhe Tien ndihen të arsyeshëm të shkatërrojnë Androidin #17, Androidin #18 dhe sepse nëse Celli thith këta të dytë ai do arrij formën e tij Përfekte. Kur mbërrin Pikolo dhe Tien nuk mund të bënin gjë derisa ai absorbon Androidin #17.

Saga e Përfekt Cellit

Edhe pse ai kishte absorbuar Androidin #18 Vexhita ende ishte më i fortë se ai dhe mund ti jepte fund por Vexhita ishte shumë kurjoz ta shinte formën e tij Përfundimtare dhe e la Cellin që ta absorbonte dhe Androidin #18. Krulin e kishte prishur shkatërruesin e Androidëve sepse ndjente diqka për Androidin 18. Celli e absorbon Androidin 18 dhe behet Përfekt Cell.

Saga e lojës së Cellit

Goku fillon të ndeshet me Cellin por ia le në dorë Gohanit sepse e di që Gohani ka energji të fshehura brenda. Celli merr vesh që Gohani ka fuqi të fshehta dhe lëshon Cellat e Rinj mbi Luftëtarët Z. Krulini dhe të tjerët luftojnë shumë por më në fund ata ishin të lodhur, Koka e Androidit #16 i vie te këmbët nga hedhja e Satanit dhe nga fjalët që tha Androidi për Cellin dhe nga inati i Cellit e shkatërroj Androidin# 16. Atëherë Gohanit i shpërtheu inati dhe me një grusht vrau çdo Cell të Ri. Dhe Goku kishte japur jetën për të shpëtuar të tjerët. Gohani lëshoj Kamehamehan dhe Goku nga mbas duke i ndihmuar e mundën Cellin. Kështu bota rra në paqe deri tani të paktën

Saga e Sajanit të Mrekullueshëm

Pesë vjet pas Vdekjes së Cellit, Krulini u martua me Androidin #18 dhe kanë një fëmijë me të. Gohani ishte në shkollë kështu që ai i kërkojë Bulmës për një kostum që të shpëtoj botën nga kërcënimet.

Saga e Turneut te botës

thumb|Krulin tek Saga e Buu-së. Kur Gokut i jepet leja për një ditë në tokë Krulini shkon për shokun e tij për ta parë përsëri. Krulin, Goku, Gohani, Pikolo, Vexhita, Androidi 18 dhe Videli regjistrohen për në Turneun e Arteve Marciale të Botës. Më vonë kur Gohani ishte në radhë vjen Kai Suprem dhe i merr me veti për ti treguar se janë në rrezik të madh nga Buuja.

Saga e Babidit

thumb|left|150px|Krulin duke u ngrirë nga pështyma e DaburësKai Suprem dhe Kibito i merr Gohanin, Gokun, Vexhitën, Kulinin, për të parë Buunë. Kibito vritet nga Dabura dhe Luftëtarët Z mbesin të shokuar nga kjo ngjarje shumë e tmerrshme që i ka ndodhur Kibitos.

Saga e Majin Buu-së

Pas pak Dabura vritet nga Majin Buu-ja , madje edhe Vexhita ishte kthyer në Majin. Dhe Majin Vexhita vendos që ta sakrifikoj vetën për ta vrarë Majin Buu-në, sepse e kupton që ai nuk ka luftuar kur për të tjerët vetëm për vetën. Krulin dhe Pikolo marrin Gotenin dhe Trunksin për në Kullën e Kamit. Gokut i vjen një mendim për një Fusion. Mandej Goku i tregon Gotenit dhe Trunksit se duhet ta mposhtin Buu-në me anë të Fusionit. Kështu që Pikolo e ka për detyrë që ti mësoj djelmoshave Fusionin dhe ta mposhtin Buu-në

Saga e Fusionit

Disa ditë më vonë Goteni dhe Trunksi mësojnë Fusionin dhe e bëjnë Gotenksin. Ata po stërviteshin me Pikolon në Dhomën e Shpiriti dhe të Kohës për të vrarë Super Buu-në. Kur vijen Buu-ja Pikolo e dergon tek Goteni dhe Trunksi. Atëherë nga luftimet që bëhen Buu-ja shkatërron daljen nga Dhoma e Shpirtit dhe Kohës. Por Buu-ja nga temperamenti krijon një vrimë dhe del tek Kulla e Kamit duke i kthyer Krulinin dhe të tjerët në çokolatë dhe duke i ngrënë.

Saga e Kid Buu-së

Goku dhe Vexhita Fusionohen me anë të vathëve dhe krijojn Vegetton. Vegetto është i plotfuqishëm mbi Buu. Kështu që ai absorbon me të për ti shpëtuar të tjerët. Natyra Mistike e Buu dhe fuqia e Vegetto brenda tij bënë që fusioni të ndahej përsëri në Goku dhe Vexhita. Ata luftojnë me mendjen e Buu deri sa Vexhita liron të absorbuarin Buu – në e Mirë dhe me këtë rast bëhet një transformim i pakontrolluar ku krijohet Buu Fëmija ( Forma origjinale e Buu – së). Goku dhe Vexhita ikin prej trupit të Buu dhe një çast më vonë Buu shkatërron Tokën. Goku, Vexhita, Dan Dan dhe Z. Satan teletransportohen dhe shpëtohen për në Planetin Kai nga Kaioshin. Buu përballet me dy Sajanët. Vexhita e pyet Dan Dan nese bën që Toka të rikthehet dhe Fuqia e Gokut dhe ta bëjnë një Super Spirit Bomb. Goku e bind Z.Satan të iu thotë Tokësorëve të iu jepin ca energji për Spirit Bomb. Ata ashtu veprojnë dhe Goku e hedh mbi Buu. Mirpo niveli i lartë i fuqisë së Buu i bënte ballë mirë derisa edhe dëshira e fundit u realizu ku kthehet fuqia e plotë e Gokut. Me shndërrim në Super Sajan ai i jep lamtumirë Buu duke bërë kështu që paqja në Univers të kthehet.

Dragon Ball GT

[[Figura:2620.jpg|thumb|Paraqitja e Krulinit në Dragon Ball GT]]

Saga e Baby

Krulin paraqitet shumë pak në Dragon Ball GT. Ai shihet vetëm me vajzën e tij Marronin dhe me Androidin 18 në disa seria. Por ai duket edhe në Sagën e Androidit Super 17

Saga e Super Androidit #17

thumb|left|Krulin kur Androidi # 17 i jep fund Tek Turneu i Arteve Marciale i 28-të Krulini vonohet. Kur shohin ai është vrarë nga Super Androidi #17 nga vëllai i Androidit 18. Nga inati i Androidit 18 ajo ndeshet edhe pse e ka vëlla ndeshet përsëri me Super Androidin #17. Edhe pse Androidi #17 është në vdekje Androidi #18 i thotë këto fjalë Të dua I love you

Saga e Dragoit hije

Në paraqitjen e fundit, Krulin takohet me Gokun. Në ishullin e Mjeshtër Roshit i cili ishte duke ndenjur në shtëpinë e tij qa gjatë. (Krulin ishte ngjallur nga Sferat e Dragoit). Krulin ishte duke ushtruar dhe kur u shfaq Goku Krulini e goditi me grusht në fytyrë. Edhe Goku edhe Krulin u përshëndeten sepse Goku kishte për të shkuar me Dragoin Hyjnor Shenrronin. Krulinit iu kishte plotësuar dëshira e tij për një familje e cila kujdeset për të.

Paraqitjet në filma

Zona e vdekjes.

Më i fuqishmi në botë.

Pema e Energjisë.

Lordi Slug.

Hakmarrja e Coolerit.

Super Androidi #17.

Broly: Super Sajani legjendar.

I palidhuri Bojack.

Broly: Ardhja e dytë.

Bio Broly.

Grushti i Dragoit.

Historia e Trunksit.

Yo! Son Goku dhe shokët janë rikthyer.

Sulmet

thumb|Paraqitja e Krulinit me Diskun Shkatërrues

Kamehameha

Disku Shkatërrues

Dhuntia Djellore

Tsuihikidan i dyfishtë

Zhdukje

Spirit Bomb ( kur Goku ia dhuron )

Fusioni

Janë ende në biseda Krulin i bashkuar me Pikolon të cilin gojë pas goje i kanë vu emrin Piririn

Advertisement