Sferat e Dragoit Wiki
Register
Advertisement
Pikolo
right|250pxピッコロ

Pikkoro

Emri në Anime Pikolo
Emri në manga Pikolo
Emrat Alternativa
  • I Gjelbëri i Madh
  • Junior (Jr.)
  • Ma Junior
  • Majunior
  • Njeriu i Gjelbër
  • Piccolo Jr.
  • Namekiani
  • Super Namekiani
  • Z. Piccolo
  • Piccolo-San
  • Piccoro
  • Djalli
  • Kamicolo
Paraqitet në
Raca Namekiane
Familja
  • Katas (Gjyshi)
  • Kami (Babai)
  • Piano (vëllau)
  • Tambourine (vëllau)
  • Cymbal (vëllau)
  • Drum (vëllau)
  • Nail (Fusioni)
  • Gohan (nxënësi)
  • Guru (babai i dytë)
  • Dende (vëllau)
  • Cargo (vëllau)
  • Moori (vëllau)
  • Cell (kloni)

Breshka (Turtle) është breshka e Mjeshtër RoshitPikolo (ピッコロ・ジュニア, Pikkoro - apo në ang. Piccolo), është një personazh i krijuar nga metaseritë e Dragon Ball-it nga Akira Toriyama. Ai është mishërimi i babait të tij, Mbretit Pikolo si dhe ishte shpresa e tij e fundit për ta mundur Gokun.

Në fillim, Pikolo ishte i detyruar dhe i shtyrë nga rrethanat që të bashkohet në një aleancë jo të zakonshme me rivalin e tij, pasi që atyre u kërcënohej një rrezik edhe më i madh. Më vonë në mes të tij dhe Gohan-it, djalit të vogël të Gokut krijohet një lidhje e fortë miqësie. Kjo provohet edhe kur Pikolo e sakrifikoj vetëvetën për ta mbrojtur Gohanin nga sulmet e egra të Napës. Ai madje pastaj u bashka ngjitet forcave të Gokut, ku më pas edhe ndërrohet roli i tij; nga luftëtar në mësues.

Beteja me Gokun[]

Pasi që është goditur dhe depërtuar në gjoks nga grushti i Gokut, Mbreti i Djallit Pikolo lëshoj një vezë si vullneti i tij i fundit, e cila përmbante mishërimin e tij dhe dëshirën për hakmarrje ndaj Gokut. Pikolo i ri, i kaloi 3 vitet e tij të ardhshme duke u stërvitur intensivisht për përgatitje në Turneun e 23 të Arteve Marciale, sepse ai e dinte se atrz do të merrte Goku pjesë gjithsesi dhe më në fund të ta realizonte dëshirën e kamotshme që ta vras Gokun dhe ta sundoj botën.

Pasi që i shpenzoj 3 vitet e stërvitjes, ai paraqitet në turne, tani më si adoleshentë i maskuar pas emrit (Xhunior) që do të thotë I ri - në versionin e mangas emri i tij është "Ma Junior" ku "Ma" do të thotë i keq, i lig apo Demon; me fjalë të tjera do të përshtatej si Demoni i Ri. Pikolo shumë lehtë arrin të ngjitet deri në finale. Aty ai do të ballafaqohet me Krulin, mikun e ngushtë të Gokut. Ai arrin ta mund Krulinin mirpo befasohet nga progresi që ai kishte arritur.

Takimi i tij i rradhës është të ndeshet me Heroin, një njeri shumë budalla por të cilin Pikolo shpejtë e zbuloi se ishte Kami, kundërpjesa e tij e mirë i cili ishte maskuar si njeri i zakonshëm.

Kur Kami provon ta vulos esencën e pikolos në një kontejner të vogël (Kontejneri i Djallit - i cili shërbeu edhe për ta vulos Mbretin e Djallit Pikolon), Pikolo i befason të gjithë duke i reflektuar teknikën atij dhe si pasoj e vulos vetë Kamin. Pas kësaj e ai e gëlltiti shishen, duke i zvogëluar shanset që Kami të mund të lirohej sepse edhe nëse Pikolo do të vdiste - Kami do të vdiste gjithashtu.

Ndeshja e rradhes e Pikolos është ndeshja apo ri-ndeshja e tij me Gokun. Edhe pse Pikolo përdori teknika të panumërta dhe të reja, Goku ia doli që t'u bënte ballë; ai madje e liroj edhe Kamin kur Pikolo u transformua në formën e tij të madhe. Kategori:Dragon Ball Kategori:Dragon Ball Z

Advertisement