Sferat e Dragoit Wiki
Register
Advertisement

Raditzi është një ndër sajanët e mbijetuar. thumb|Pamja origjinale e RaditzitRaditzi (Radditsu) është personazh i Dragon Ball Z Vëllau Biologjik është Goku dhe babai i tij është Bardocku ai është në ushtrinë e Frizës. Napa, Vexhita dhe Raditzi e bëjnë një treshe prej Sajanëve që pothuajse janë të pamposhtur. Ai kur mbërrin në tokë takohet me Gokun, Raditzi i thotë Gokut se ai kishte humbur shumë nderin e Sajanëve. Kurse në manga i thotë se niveli i Gokut është 1,200.

Konflikti i Sajanëve (Saga e Vexhitës)

[[Figura:200px-Dbz002-saiyans-2.jpg|thumb|left|Raditzi duke punuar me Vexhitën dhe Napën]]Kur mbërrin në tokë Raditzi ai kërkon një njëri me emrin Kakarot deri sa ai mëson se Kakaroti kur kishte ardhur në tokë gjyshi i tij i kishte dhënë emrin Goku. Në fillim Raditzi lufton me Pikolon. Por për një çast Zbolusi i energjisë tregon një energji e cila po shkonte në drejtimin e kundërt ku ishte duke u bërë beteja. Raditzi me një shpejtësi të hatashme shkon në drejtim të Shtëpisë së Kamit. Atje ai sheh Gokun me një fëmijë më vonë ai kupton që ai fëmijë është fëmija e Gokut pra Gohani. Ai fillon që ta pyes nëse dëshiron që të bashkohet me të por ai nuk pranon, Raditzi ndeshet me të dhe pas një betejë të ashpër Goku është i shtrirë në tokë dhe ia kishte marrë fëmijën (Gohanin). Pas ca kohësh në ngjarje vije Pikolo dhe i thotë Gokut [[Figura:250px-DragonballZ-Episode004ws_200.jpg|thumb|Goku në betejë me Raditzin]]që të bashkohet me të kundër Raditzit. Goku mund të marrë fëmijën e tij kurse Pikolo mund të kryej ndeshjen, (Goku dhe Pikolo nisen). Raditzi e kishte fshehur Gohanin në anijen e Sajanëve kur ata erdhën dhe pa pritur fillon lufta ishte një luftë shumë e ashpër Goku vazhdimisht e pyeste për Gohanin se ku ndodhej. Lufta vazhdonte dhe papritur mbrapa shpinës së Raditzit shpërthen inati i Gohanit dhe e godet atë. Goku e kap Raditzin dhe Pikolo me një lëvizje të shpejtë e shpon edhe Gokun edhe Raditzin në mes dhe aty të dytë shkojnë në botën tjetër (Vdesin). Pas vdekjes së Raditzit Bulma e merr matësinë e energjisë dhe Gohani nuk është në dijeni për këtë ngjarje që i kishte ndodhur babait të tij.

Dragon ball GT

Dragon Ball GT Raditzi shfaqet shumë pak shfaqet tek Saga e Super Androidi 17, ai ikën nga ferri si të të gjithë personat e këqinj. Kjo nuk është hera e parë që Raditzi ikën nga ferri ai shfaqet gjithashtu edhe tek video lojra Dragon Ball Z: Harukanaru Densetsu. Shfaqet edhe në disa lojra të tjera që janë për Sony Playstation.

Personaliteti

Sikurse vëllai i tij Goku dhe sikurse babai i tij Bardock, Raditzi është një Sajan me një temperament shumë të egër. Gjeja më e rëndësishme për Raditzin është lufta. Ai nuk e lejon të bie vetja e tij poshtë nga personaliteti. Ati i rritet më shumë inati kur nuk pranon Kakaroti që bashkë me të, të bëjnë një ekip dyshe dhe të luftojnë kundër gjithë Universit dhe ta sundojn atë. Ati nuk i bëhet vonë për Gokun sepse ai e ka mendjen vetëm tek lufta tërë kohën. Është një Sajan i cili ka në ekip Vexhitën dhe Napën. Ai i merte urdhrat nga Friza sepse ati i frikësoheshin të gjithë dhe ishte nën mbikëqyrje të tij, Ai është një ndër Sajanët e mbijetuar pas shkatërrimit të planetit Vexhita.

Aftësitë Speciale dhe Transformimit

Ozaoru: Krijohet në një majmun shumë të madh me anë të hënës së plot i cili shkatëron çdo gjë që gjen përpara

Goditja e së Shtunës: Një sferë energjike shumë e madhe.

E Diela e dyfishtë: Një sferë e madhe e verdhë e lëshuar nga të dyja duart.

Shkëlqimi i së Premtës: Një lëvizje me fuqi shumë të mëdha.

Goditje valësh në ajër: ( E gjithë energjia) Raditzi gjuan energji nga duart

E shtuna dinamike: Raditzi në këtë trik sulmon me grushte dhe shqelma (Këtë trik e bën në lojën Dragon Ball Z: Budokai

Specialja Javore: Raditzi godet dhe gjuan sfera energjike (Dragon Ball Z: Budokai)

Advertisement