Fandom

Sferat e Dragoit Wiki

Sferat e Dragoit

205pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Sferat e Dragoit
22569-86803-DragonBallsjpg-468x.jpg

Sferat e Dragoit

janë objekte në formë të sferës që janë kryesore për seritë Dragon Ball, Dragon Ball Z dhe Dragon Ball GT. Këto sfera janë me ngjyrë të portokalltë, me madhësi të njejta dhe secila prej tyre ka yje brenda në sferë, varësisht nga numri rendor që ato i përkasin. Qëllimi kryesor i tyrë është që kur të 7 Sferat e Dragoit të bashkohen ato mund të ta plotësojnë një dëshirë (gjatë vazhdimit të serialit, numri i dëshirave zgjatet edhe në 2 dhe 3) nga Dragoi Hyjnor i quajtur Shenron. Sferat e Dragoit të Tokës dallohen nga ato të Namekut sepse janë më të vogla. Ndërsa Sferat e Dragoit me Yje të Zinj dallohen nga sferat e Tokës sepse tashmë në vend të yjeve ngjyrë kuqe/portokalli tani janë me ngjyrë të errët-zezë.

Sferat e Dragoit e bëjnë paraqitjen e parë kur Bulma takohet me Gokun dhe i kërkon Sferën e tij me 4 Yje sepse dëshiron ti kërkoj Dragoit Hyjnor - Shenronit që ti relaizoj dëshirën për të pasur të dashurin më të mirë.

Sferat e Dragoit të Tokës

Këto janë Sferat e Dragoit origjinale të Tokës. Këto janë krijuar kur zoti Popo e pyeti Kamin (Perëndinë e Dritave), ti jepte jetë një modeli të dragoit të krijuar nga ai vetë. Mirpo ai i shtoi edhe Sferat duke bërë që njerëzve në tokë të iu jepte diçka për të punuar më drejtë dhe ato ishin të çmuara. Mirpo ato shpesh ishin përdorur gabim për gjëra të liga prandaj Kami ishte i njëmendje që të mos lejonte ekzistimin e këtyre Sferave të Dragoit derisa njerëz si Goku ia ndryshuan mendjen.

  • 1. Ato duhet mbledhur në të njëjtin vend.
  • 2. Duhet të dishë sesi ta thërrasësh Dragoin Hyjnor
  • 3. Pasi janë mbledhur mund të plotësojnë vetëm një dëshirë
  • 4. Pasi që e shpreh dëshirën Shenron do të zhduket
  • 5. Sferat do të kthehen në gur përreth, dhe do të shpërndahen përreth planetit.
  • 6. Shenlong nuk mund të plotësoj dëshirë që është për krijuesin e Sferave (Kamin)
  • 7. Nuk mund të plotësoj dëshirë nëse dikush tjetër e kundërshton dëshirën
  • 8. Nuk mund të ringjallë ata që kanë vdekur nga vdekja natyrore.
  • 9. Ti mund të ringjalesh sa të duash persona me një dëshirë.
  • 10. Shenron nuk mund të ringjallë një person që ka ringjallur më parë.

Sferat e reja të Dragoit

Pasi që Kami dhe Pikolo ribashkohen tek Cell Saga, Sferat e Dragoit bëhen të papërdorshëm përderisa krijuesi i tyre nuk ka fuqi. Mirpo kur Goku shkon në Namekun e Ri për të marr një Perëndi të ri për Tokën, Dandanin, atij i jepen fuqitë e krijuesit të Sferave. Dragoi i Dandanit është identik me atë të Kamit sepse Dandani përdorë modelin e Dragoit të njëjtë që krijoj Zoti Popo, nga i cili del përsëri Shenlong origjinal. Atij i besohet që të plotësoj jo vetëm 1 dëshirë por 2, mirpo në mes të Cell dhe Buu Sagës fuqia i shtohet për të plotësuar 3 dëshira. Këto sfera janë identike me ato të Kamit.

  • 1. Duhet të mblidhen të shtatë sferat në të njejtin vend.
  • 2. Duhet të dishë sesi ta thërrasësh Dragoin Hyjnor
  • 3. Vetëm dy dëshira mund të plotësoj!
  • 4. Pasi që të shprehet dëshira Shenlong do të zhduket.
  • 5. Sferat e Dragoit do të kthehen në gur për një vit dhe do të shpërndahen përreth planetit
  • 6. Shenlong nuk mund të plotësoj dëshira për krijuesin e Sferave (Dandanin)
  • 7. Nuk mund të plotësoj dëshirë nëse dikush tjetër e kundërshton dëshirën.
  • 8. Nuk mund të ringjallë ata që kanë vdekur nga vdekja natyrore.
  • 9. Ti mund të ringjallesh sa njerëz të duash për dëshirë.
  • 10. Shenron nuk mund të ringjallë dike që është ringjallë më përpara.

Sferat e Dragoit Namekian

Këtë janë Sferat e Dragoit origjinale që kanë origjinë nga Planeti Namek. Ato janë krijuar nga Ëndërrat e Guru qëkur Porunga pretendon të bëhet “Zoti I Ëndërrave” në Namek. Sferat e Dragoit Namekian janë shumë më të mëdha se ato të Tokës dhe kanë dhe fuqi më të madhe. Për të njëjtat arsye edhe Porunga është më I madh se Shenlong.

  • 1. Të gjitha Sferat duhet mbledhur në një vend
  • 2 Pastaj thërret Dragoin Hyjnor "Takkarapto Popporunga Pupiritto Paro"
  • 3. Ke të drejtën e tre dëshirave
  • 4. Pasi që dëshira është bërë Porunga do të zhduket
  • 5. Ato do të kthehn në gur për 130 ditë dhe do shpërndahen përreth Namekut.
  • 6. Porunga nuk mund të plotësoj dëshira që kanë të bëjnë me krijuesi Guru
  • 7. Nuk mund të shprehin dëshirë nëse dikush e kundërshton atë.
  • 8. Nuk mund ta ringjallë dikë që ka vdekur nga vdekja natyrore
  • 9. Mund të ringjallesh vetëm një person për një dëshirë
  • 10. Porunga mund të ringjallë dikë me kohë të pakufishme.

Sferat e Dragoit me Yje të Zinj

Edhe këto Sfera janë krijuar nga Kami mirpo kur ai është në formën e tij origjinale I bashkuar me Pikolon, qëkurse Kami ka qenë I fuqishëm ato janë krijuar duke bërë që të kenë një fuqi të mahnitëshme dhe mund të shprehësh me to çdo dëshirë.

  • 1. Duhet mbledhur të Shtatë Sferat
  • 2. Duhet ta thërrasësh Dragoin Hyjnor
  • 3. Ke të drejtën e shprehjes së 1 dëshire
  • 4. Pasi që të shprehet dëshira Shenlong do të zhduket
  • 5. Sferat nuk do të kthehen në gur por vetëm sa do të shpërndahen në Univers
  • 6. Shenlong mund të plotësoj çdo dëshirë.
  • 7. Një vit pasi që të jetë bërë dëshira planeti tek I cili është bërë dëshira e fundit do të eksplodoj.

Radari i Dragoit

Rardari është krijuar nga Bulma me qëllim ta lokalizoj vendodhjen e Sferave të Dragoit, qofshin duke lëvizur apo ndalur, në tokë apo ujë me një fjalë çdokund. Është një buton në majë të radarit me të cilin e lokalizon vendodhjen duke e afruar apo e larguar. Kjo nuk përdoret për gjetjen e dragonjëve edhepse quhet Radari I Dragoit. Në Dragon Ball GT përdoret aparati mirpo hahet nga një mik I tyre I ri me emrin Giru. Pasi që e han radarin ai bëhet vet radar dukei udhëhequr rrugës për në univers për gjetjen e Sferave të Dragoit me Yje të Zi. Dragonball GT: Udhëzues për Dragonjtë e ligë Dragonjtë e këqinj janë krijuar nga energjia negative nga çdo dëshirë pozitive. Të dy energjitë si ajo positive si ajo negative duhet të jenë të ekuilibruara. Shumica kanë aftësi dhe lloje të transformimieve.

Also on Fandom

Random Wiki