Fandom

Sferat e Dragoit Wiki

Vexhita

206pages on
this wiki
Add New Page
Talk0 Share

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Vexhita
A5b7eeae2279a0 full.jpg

Përsonazhi Vexhita në Dragon Ball Z

ose Princi Vexhita është princi i racës së Sajanëve dhe rival i përjetshëm i Gokut.

Paraqitja

Vexhita është i gjatë 1 metër e 61 cm dhe në krahasim me Gokun i cili është 1 metër e 71 cm. Flokët e tij qëndrojnë lartë dhe në ballë vërehen rrënjat e gjata në formë të dy U-ve mbrapsht. Një karakteristikë për Vexhitën është se ai është i vetmi sajan i mbijetuar që vazhdon ta vesh parzmoren e tij sajane si pjesë të trashëgimisë, edhe pse ka veshur lloje të ndryshme të parzmoreve por që të parzmoret sajane i shkojnë për shtati për shumë. Ai zor se e braktis parzmoren e tij sajane por më vonë ai e heq atë në fund të Dragon Ball Z dhe komplet në Dragon Ball GT, ku vesh rroba tokësore. Edhe pse Vexhita e lë anash parzmoren ai është parë me dorëza të bardha dhe me çizme të bardha gjatë gjithë betejave nëpër sagat e Dragon Ball Z. Flokët e Vexhitës nuk rriten kurrë përveç kur është Super Sajan (Forma e dytë), Super Sajan 2 dhe Super Sajan 4. Ai e përmend në Sagën e Përfekt Cell-it (Perfect Cell Saga) se flokët e një sajani me gjak të pastër nuk ndryshojnë që nga dita që ka lindur. Nëse e vështrojmë për së afërmi Vexhita e ndryshon pamjen fizike përgjatë rrjedhës së Dragon Ball Z. Në fakt Vexhita në fillim duke i vogël dhe më i padëmshëm kur krahasohet me bashkëpunëtorin e tij të madh - Napën. Me gjithë atë në fund të Dragon Ball Z ai duket më i gjatë, më muskulor, gjatësia e flokëve të tij duket se ka ndryshuar duke u zvogëluar, mirëpo ai është akoma më i vogël me shtat se Goku.

Personaliteti

Që kur ka qenë fëmijë është treguar të jetë një vrasës mizor që nuk tregon mëshirë, siku se shumica e sajanëve. Përgjatë Sagës së Namekut (Namek Saga), duket se ai ka bërë ndryshime; në vend që ti vras Gohanin dhe Krulin, ai në fakt lidh aleancë me ta. Përpara se Friza ta vriste atë, ai i thotë Gokut se Friza e detyroj të jetë një vrasës mizor dhe nuk ka pasur kurrë rast të jetë diçka tjetër (duke e ndërlidhur se ai mund të ishte me i mirë dhe më mëshirues po të mos ishte për Frizën). Që nga ajo kohë duket se Vexhita zbutet pak dhe madje arrin të tregoj përkushtim ndaj familjes së tij. Kjo vazhdon deri te Saga e Babidit (Babidi Saga) ku Babidi e kthen në anën e tij të errtë dhe e bën të keq sërish (edhe pse ai thotë se mund ta kishte ndalur procesin nëse do të kishte provuar por dëshira për fitore ndaj Gokut ishte më e fuqishme). Pas sagës së Kid Buu-së duket se atij i ndryshohet zemra dhe inati që ndjente ndaj Gokut kthehet në një rivalitet miqësor. Vexhita ka një personalitet shumë inteligjent. Që nga fillimi i serisë deri gati në fund, Vexhita duket të jetë shumë arrogant. Kjo është shfaqur edhe kur ai lufton Cellin në formën e tij të dytë. Edhe pse ai mund ta kishte mposhtur Cellin në atë formë, arroganca e tij lejon që Cell ta thithë Androidin #18, vetëm që ti mas fuqitë e tij në krahasim me ato të Perfekt Cellit. Vexhita duket tip shumë agresiv dhe nervoz. Madje në pjesën e parë të Sagës së Frizës (Frieza Saga), ai e vret çdo armik që e mposht. Këtu bën përjashtim duke treguar mëshirë për Kapitenin e "ri" Ginju, të cilin nuk e vret sepse nuk dëshiron që të ndyhen çizmet e tij të pastra me gjak bretkose. Vexhita duket i frikësuar kur lufton me disa rival, si Friza dhe Broly. Në rastin e Broly-t edhe mund të kuptohet për shkak të thashethemeve për Super Sajanin Legjendar.

Historia

Prapa fëmijërisë së Vexhitës

Vexhita në fillim është parë si fëmijë në filmin e Dragon Ball Z: Burdock, babai i Gokut. Në film, Vexhita shkatërron 6-7 Saibaman në mënyrë mizore. Këtu shihet edhe Mbreti Vexhita si mbreti i racës së sajanëve.
Vegetaprince.jpg

Princi i vogël Vexhita derisa i mund Saibamenët

Por, ai dhe i biri i tij princi ishin nën komandën e një pushtuesi ndër planetarë, Mbretit Friza. Friza e vrau Mbretin Vexhita dhe shkatërroi planetin shtëpi të sajanëve - Planetin Vexhita. Pa ngurrim Friza vrau të gjithë sajanët përveç: Raditz, Napa, Vexhitën, Goku, Turles, Paragas, Broly, dhe Tarbëll. Friza i mbajti Napën, Raditz dhe Vexhitën gjallë për ti bërë punët e tij të ndyra ndërsa Goku shpëtoi sepse ishte dërguar në Tokë. Vexhita i referohet vetës si "Princi i Sajanëve", dhe krenohet vërtet për këtë titull. Ai nuk i referohet vetës si "Mbreti i Sajanëve" ndoshta përshkak të respektit që ka ndaj babait të tij, një refuzim për të pranuar ekstradimin e sajanëve, apo ndoshta sepse ai nuk ishte shpallur kurrë Mbret.

Prapa Princit

Si princ i planetit të shkatërruar të sajanëve, Vexhita paraqitet si një zuzar i pandreqshëm. Nga qëllimet e tij të këqija para se t'iu bashkohej Luftëtarëve Z, Vexhita duket se është jashtëzakonisht arrogant, hakmarrës dhe disi i ftohtë. Shumë heroizma i bënë për shkak të egos së tij , por më vonë disi qetësohet dhe krijon një lloj admirimi për Planetin Tokë, duke kultivuar një familje të mirë me Bulmën. Mendimi i tij se Goku është më i mirë se ai edhe pse është një Luftëtarë i Klasës së Ulët, e vret përbrenda - në fillim si shenjë rivaliteti por më vonë si shenjë respekti dhe miqësie.
Vegetaplanetshikk.jpg

Vexhita së bashku me Napën dhe Raditzin pasi e pushtojnë Planetin Shikk për Frizën.

Natyrisht, Goku gjithmonë ka një mendim optimist në lidhur me të. Vexhita shpesh është një luftëtar taktik por ndodh ndonjëherë që arroganca e tij e verbon në stilin e tij të luftimit. Ai fal gjakut të tij mbretëror dhe mënyrës intensive të luftimit shpesh ka përfituar por edhe është lënduar. Mosha e Vexhitës saktësisht nuk dihet por dihet se ai ka qenë 5 vjeçar kur ngjarjet e filmit të Dragon Ball Z: Bardock Babai i Gokut, ndodhën. Kjo e paraqet Vexhitën përafërsisht 30 vjeçar në fillim të Sagës së Sajanëve, 25 vite më vonë se ngjarjet e filmit.

Vexhita edhe Bulma

Vexhita dhe Bulma takohen në Planetin Namek por në fakt asnjëri nuk i flasin tjetrit. Bulma ishte aq e frikësuar sa nuk fliste dot dhe Vexhitës as që i interesonte e sidomos pasi që ai ishte pas Sferave të Dragoit. mirpo ndërhyrja e parë është gjatë luftimit me Zarbon, ku i kërcënon Bulmën dhe Krulin se do ti vriste që të dy.

Duke mos e përfilluar takimin e tyre të parë, Bulma vendos që të mos e ngacmoj Vexhitën, edhe pse ajo është shumë e frikësuar nga ai. Pasi që Vexhita ringjallet dhe kthehet në Tokë, Bulma e fton që të qëndroj në Korporatën Kapsul, vetëm me kusht që të mos e prek atë. Vexhita pranoi edhe pse nuk qëndroi për një kohë të gjatë,
Bulma Vegeta Club ID.jpg

Buma duke u kujdesur për Vexhitën

pasi që shkoi të stërvitej në Hapësirë kur dëgjoj se Goku nuk po shpreh vullnetin që të vie në Tokë me Sferat e Dragoit të Namekut. Bulma fillon ngadalë por sigurt që të tregoj shenja dashurie dhe kujdesi ndaj Princit të Sajanëve. Ajo fillon të ëndërroj për të dhe të është mjaft e shqetësuar pas paralajmërimit se anija do të mbes pa karburant së shpejti. Atëherë Jança, i dashuri i saj, jo vetëm që fillon të shpreh xhelozin e tij por shprehet edhe gjaknxehtë ndaj Vexhitës, i cili nuk e ka idenë për ndjenja e Bulmës ndaj tij.

Bulma tregon kujdes të madh edhe kur Vexhita stërvitet në fushën e gravitetin 400-500 herë më shumë se ai i Tokës. më vonë Vexhita zgjohet dhe e sheh Bulmën pranë tij dhe pyet vetën se pse ajo po qëndron atje. Bulma e qorton gjithashtu Vexhitën se po stërvitet shumë, por Vexhita refuzon dhe i kërkon ta lejoj të rri vetëm. Me siguri, një vit pas paralajmërimit të Trunksit të së ardhmës, Bulma ndahet me Jançën dhe atëherë ajo lidhet në romancë me Vexhitën gjë që sjell edhe lindjen e Trunksit. Por edhe lindja e djalit nuk i bashkon Vexhitën e Bulmën, pasi që Princi e ka prioritet kryesor rivalitetin me Gokun. Grindjet mes tyre ishin të zakonshme ku Bulma e thërriste Vexhitën-idiot dhe Vexhiës as që jepte shenja se i intereson për djalin e tij të vogël dhe gruan e tij. kjo madje vërehet edhe kur jeta e tyre është në rrezik nga aeroplani që po shpërthen dhe Vexhita nuk as që luan vendit. Kur Trunksi nga e ardhmja e pyet se pse nuk i shpëtoi ata, Vexhita thotë se "kam gjëra të tjera për tu shqetësuar në vend të asaj gruaje budallaqe dhe djalit të saj të thatë". Bulma më vonë hakmerret duke tënë se "sa herë që ia tregon Trunksit fytyrën e tij të shëmtuar, ia fillon të qaj, ndryshe nga Gohani dhe Krulin". Megjithatë, Vexhita tregon interes pas 7 vitesh kur Toka është në paqe pasi e mundin Përfekt Cellin. Ai kujdeset për Bulmën dhe Trunksin dhe fillon ti admiroj dhe ti do ata. Kështu deklaron edhe gjatë luftimit me Majin Buu kur është duke biseduar me Gokun. Më vonë shihet se si Vexhita kryen një vetësakrifikim për të shpëtuar familjen e tij. Një tjetër skenë komike është parë me reagimin e Vexhitës kur kupton se Goku i ka premtuar Kait të Vjetër se ai mund ta puth Bulmën.

Dragon Ball Z

Saga e Vexhitës

Vexhita është shfaqur në serinë e Dragon Ball Z në moshën 29 (nuk është konfirmuar kurrë), dhe paraqitet si një mercenar i Frizës. Vexhita vjen në Tokë sepse e dëgjon Raditzin për shtatë objekte magjike që mund të plotësojnë dëshira. Pasi e dëgjojnë këtë informim dhe atë për vdekjen e Raditzin, Vexhita dhe bashkëpunëtori i tij Napa vijnë në Tokë me qëllim që të kërkojnë si dëshirë, pavdekësinë. Kur arrijnë në Tokë, ata përballen me rezistencë nga Pikolo, Tien, Çautso, Jança, Krulin dhe Gohan. Pasi që Jança mundet nga një Saibaman që e shkatërron vetën, pjesa tjetër nxehen dhe i mundin Saibamanët e tjerë. Vexhita dhe Napa janë të befasuar, por Napa dëshiron ti nxeh pak gjërat duke u bërë i pari që do ti mund mbrojtësit e Tokës, ndërsa Vexhita rri prapa dhe kënaqet me shfaqjen. Napa lehtësisht dominon mbi Luftëtarët Z dhe si rezultat është edhe vdekja e Tien. Ehde pse Napa lëndohet pak, ai duket se e ka të gjithë betejën nën kontroll. Çautso vdes nga një sulm vet shkatërrues që e lëshon në shpinën e Napës. Vexhita qesh gjithashtu edhe me ofendimin e Pikolos por e paralajmëron Napën të ketë kujdes nga Disqet Shkatërruese të Krulinit. Luftëtarët Z me dëshpërim presin për ardhjen e Gokut i cili po nxiton për të ardhur në betejë. Goku duke qenë shumë herë më i fortë se kur e kishte mundur Raditzin, e kalon shumë më shpejtë Rrugën e Gjarprit dhe pasi që kthehet në Tokë, me ndihmën e Resë Fluturuese. Napa e gjuan goditjen e tij ndaj Gohanit por Pikolo futet në mes të atij dhe sulmit duke e sakrifikuar vetën. Goku arrin mu përpara goditjes së ditë. Vexhita heton një nivel të lartë të fuqisë së Gokut dhe pas një paraqitje të shkurtër, ai fillon të luftoi me Napën. Ata të dy duken se janë të barabartë por shpejtë fuqitë e Gokut dhe të stërvitjes së tij vihen në shesh. Kur Vexhita e thërret Napën të kthehet, Sajani përbrenda tij refuzon dhe sulmon Krulin dhe Gohanin. Goku e përdor Teknikën e Grushtit të Mbretit Kai dhe e ndalon Napën përpara se ai të arrij të bëj ndonjë gjë. Për shkak të paaftësisë së Napës për të vrarë Gokun i cili është një Luftëtar i Klasit të Ulët, Vexhita e vret. Pasi iu jep nga një Farë Senzu edhe Krulinit edhe Gohanit, ai u thotë t'ia lë Vexhitën atij.

Ata bien dakord dhe e lënë fushën e betejës. Vexhita ia ofron Gokut një vend pune si ndihmës i tij, por Goku refuzon shpejtë duke thënë se ai tashmë i ka të gjitha që i duhen dhe e kuptoi se si Vexhita i trajton bashkëpunëtorët e tij. Beteja fillon dhe duket sheshazi se Vexhita është shumë më i fortë se Goku i stërvitur. Madje edhe përdorimi i Grushtit të Mbretit Kai të Nivelit të Dytë (Dyfishi), nuk ishte i mjaftueshëm për ta mundur atë. I detyruar Goku, ai përdori edhe shumëfishat e tjerët të kësaj teknika duke mos i përfillur këshillat e Mbretit Kai. Me këtë nivel të betejës, Vexhita përgatitet ta shkatërroj Tokën me Garlic Gun dhe më pas ti kërkoj Sferat e DragoitNamek. Pas lëshimit të teknikës, Goku i kundërpërgjigjet me një Kamehameha dhe kështu këto Ki ndeshen për disa minuta.
209763087 small.jpg

Beteja e përgjakshme e Gokut dhe Vexhitës

Fuqia e pamasë e Vexhitës e shtyu Gokun të përdor Grushtin e Mbretit Kai të Nivelin 4 (Katërfishin). Kjo edhe e mposhti teknikën e Vexhitës duke e dërguar larg në lartësi. Vexhita i shpëtoi vdekjes dhe kthehet në tokë kësaj rradhe me një teknikë të re. Ai transformohet në Ozaru duke e rritur fuqinë e tij për 10 herë. Pas kësaj Goku detyrohet të përdor teknikën e Sferës së Energjisë, por përpara se ta lëshoi përmbi Vexhitën ai goditet fortë. Atëherë Vexhita ndërron taktikë dhe tani mundohet ta vras Gokun ngadalë dhe me dhimbje sesa me goditje të shpejta dhe të fuqishme.

Krulin dhe Gohan e shohin teknikën e Vexhitës prandaj edhe kthehen. Ata mundohen t'ia presin bishtin Vexhitës dhe kështu ai do të transformohej sërish në formën e tij normale. Ata duket se dështojnë për këtë qëllim por Jaxhirobe ia del ta këpus bishtin e Vexhitës përgjysmë. Zemërimi i Vexhitës bie mbi Gohanin, ndërkohë Goku e thërret Krulin dhe ia jep energjinë e Sferës që sapo kishte mbledhur. Ai gjithashtu e mëson sesi ta përdor këtë teknikë kundër Vexhitës. Krulin është i trembur nga energjia që posedon, por Mbreti Kai i jep kurajë. Atëherë Krulin e lëshon sulmin e tij i cili dështon dhe i drejtohet Gohanit, por ai është shumë zemër-pastër dhe arrin ti shmanget, por e drejton nga Vexhita. Sfera e Energjisë e godet Vexhitën dhe ia ulë energjinë shumë, por që arrin të shpëtoi. Vexhita lëshon një uslm tjetër të fuqishëm që do të shkatërronte çdokënd që është afër tij por Gohanit fillon ti dal bishti. Vexhita e kupton se me ndihmën e Sferës së Fuqisë (teknikën e tij të mëparshme), Gohani do të shndërrohet në Ozaru. Vexhita dëshiron ta ndaloj procesin por hutohet nga Jaxhirube. Atëherë e kupton gabimin por ishte vonë, tashmë Gohani ishte shndërruar në Ozaru. Vexhita shpejtë ia preu bishtin duke kthyer formën normale të Gohanit. Por Gohani duke u shndërruar bie mbi Vexhitën e lënduar. Atëherë Princi kupton se nuk mund të vazhdoi të luftoj më dhe thërret anijen e tij kozmike. Krulin i dobësuar prej energjive si është, afrohet te Vexhita me Katanan e Jaxhirobës duke dashur ti jap fund. Goku ndërhyn dhe kërkon që Krulin ta lë Vexhitën të jetoi. Vexhita hip në anije dhe niset për një nga planetet e Frizës duke e lënë Tokën pas. Ai gjatë gjithë kohës vazhdon të pyes vetën se si një Luftëtar Sajan i Klasit të Ulët mundi ta mund Princin e Sajanëve.

Saga e Namekut

Pas rehabilitimit, Cui i tregon Vexhitës së Mbreti Friza është nisur së bashku me Dodorën dhe Zarbon për në Planetin Namek. Vexhita arrin në Namek me qëllim që ti përdor Sferat e Dragoit dhe të realizoi dëshirën e tij. Ai takohet edhe me Krulin e Gohanin të cilët po i kërkojnë Sferat gjithashtu gjatë një kohe ai mundohet edhe ti ndjek por atëherë kujtohet se ka gjëra më të mëdha për tu shqetësuar si p.sh Mbreti Friza dhe dy shërbëtorët e tij besnik. Friza i jep Cuit urdhër që ta vras Vexhitën. Cui këtë urdhër e ka pritur për një kohë të gjatë dhe menjëherë vihet pas tij. Vexhita fal fuqive të tij të jashtëzakonshëm sajane (sajanët sa më shumë i afrohen vdekjes aq më të fuqishëm bëhen), arrin ta mund Cuin. Pas kësaj ai i vihet pas Dodorias. Pasi e gjen Dodrian vetëm e detyron atë ti tregoj shkakun dhe mënyrën e vërtet të shkatërrimit të Planetit Vexhita. Ky planet nuk u shkatërrua nga një meteor por nga Friza vet.
Zarbonkneel.jpg

Vexhita i mundur nga Zarbon, i cili përgatitet ta marr Vexhitën dhe ta dërgoj në Dhomën e Shërimit

Atëherë Vexhita i jep fund Dodorias sepse nuk është në humor që të jetë i mëshirshëm. Shihet edhe një skenë ku Vexhita e vret një fashat të tërë me Namekian në mënyrë që të gjej një Sferë Dragoi. ai mendonte se pasi Friza tashmë i kishte 5 Sfera, ky duhet ta gjente ehden jë dhe më pas të tjerët do ti merrte një nga një, si do ti vinte rasti.

Sapo Vexhita e merr Sferën e Dragoit dhe arrin ta fsheh, atij i del përballë ushtari më i fortë i Frizës - Zarbon. Këta të dy fillojnë kacafytjet dhe betejën e tyre, ku Vexhita në fillim duket se po dominon. Kjo vazhdon derisa Zarbon tregon formën e tij të transformuar.Ai i tregon se edhe Mbreti Friza mund të transformohet. Me formën e tij të transformuar, Zarbon arrin që me anë të grushteve dhe shqelmave ta godas fort Vexhitën përtokë duke i shkatuar dhimbje të mëdha dhe humbjen e betejës. Kur Zarbon rikthehet në anijen e Frizës me lajmin e mirë për mundjen e Vexhitës, Friza nuk është edhe aq shumë i kënaqur. Ai i thotë se të shkoj dhe ta shëroi Vexhitën sepse ai mund të ketë një ndër Sferat e Dragoit dhe duhet ta marrin në pyetje. Zarbon rikthehet dhe e merr Vexhitën duke e dërguar në dhomën e shërimit. Vexhita aty pret rastin e duhur për të bërë lëvizjen e tij. Ai shpërtheu murin dhe i hutoi Frizën dhe Zarbon duke menduar se ai ia ka mbathur jashtë por në fakt vexhita por fshihet në anije. Ai shkon në dhomëne Frizës duke i marr Sferat e Dragoit dhe ia mbath. Zemërimi i Frizës është i madh. Ai i jep kohë Zarbonit vetëm një orë që ta gjej Vexhitën dhe ti jap fund. Zarbon arrin ta lokalizoj atë së bashku me Krulin dhe Gohanin. Vexhita i thotë se nuk ka gjasa ta mund atë sepse tani është shumë më i fortë. Zarbon sulmon por lehtësisht kthehet mbrapsht. Atëherë Zarbon transformohet dhe sulmon. Vexhita i kundërpërgjigjet me një sulm tjetër duke e grushtuar në stomak dhe e shpërthen tutje, ku Zarbon bie në Detin e Namekias. Pas kësaj ai e kërkon Sferën e Krulinit, i cili detyrohet t'ia jap. Ai tani i posedon 6 nga 7 Sferat e Dragoit dhe niset për në vendin ku e ka fshehur Sferën e fundit. Rrugës e takon Gohanin të cilin e lëndon vetëm që të luaj me të. Kur arrin në vendin e fshehjes ai kupton se Sfera nuk është aty dhe se Gohan tashmë e ka marr atë me veti. I zemëruar se si një vogëlush mundi ta mashtroi, nxiton për tek vendi i fshehtë i Bulmës. Ai e shkatërron gjithë vendin nga zemërimi por ata nuk janë aty, sepse tashmë kanë ikur. Pasi Friza kuptoi se dy luftëtarët e tij më të mirë kanë vdekur vendosi ti thërras Forcat Speciale të Ginjus. Kjo ishte një skuadër prej 5 vetësh: Guldo, Rikomi, Jeince, Burter dhe Ginju. Sapo Vexhita i heton nivelet e tyre të fuqisë, ai takohet me Krulin dhe Gohan. I detyruar, ai krijon një aleancë jo të pëlqyer me ta. Friza u kishte dhënë atyre urdhër të vrasin çdokënd që është përgjegjës për vjedhjen e Sferave të Dragoit. Ndërkohë edhe Goku është nisur për në Planetin Namek. I po ushtrohet në 100 fishin e forcës së rëndesës. Kur F.S.G. (Forcat Speciale të Ginjus) takohet me luftëtarët Z, fillon beteja. I pari ishte Guldo i cili kishte një marifet të vetin që e ngrinte kohën dhe u solli shumë telashe, por Vexhita ia doli ta heq qafe. Pas tij vjen Rikomi i cili po dominon lehtë mbi aleancës. Rikomi, po u shkaktonte telashe dhe dhimbje të mëdha aleancës. Kështu, kur Rikomi po bëhej gati ti mbyste aleancën, Goku arrin në Namek. Ai vjen në fushën e betejës dhe me shkathtësi e mund F.S.G. Ai e mundi madje edhe Rikomi lehtësisht. Pas kësaj Vexhita i vret edhe Burterin edhe Rikomin sepse fuqitë e tij ishin rigjeneruar nga Farat Senzu që Goku ia kishte dhënë. Ndërkohë Kapiteni Ginju po kujdesej për Sferat e Dragoit të Frizës kur Jeince (si i vetmi i mbijetuar), i tregon për ngjarjen që ndodhi. Ginju niset që të përleshet me Gokun dhe Vexhitën, përderisa Vexhita është në gjendje shoku nga forca, shpejtësia dhe taktika e Gokut. Gjatë betejës Vexhita e tradhton Gokun duke e lënë vetëm. Ndërkohë Ginju kur e sheh se forca e tij është më e vogël se e Gokut, ai përdor teknikën e "Ndërrimit të Trupave" (Metamorfozën). Para se ta bëj këtë e lëndon trupin e vet dhe kur Goku e ndërron trupin, ai është në një dhimbje të madhe. Trupi i ri i Kapitenit Ginju niset drejt vendin ku janë Gohan, Krulin dhe Vexhita. Pas kësaj Ginju i mashtron Gohanin dhe Krulin,të cilët mendojnë se është Goku. Por Vexhita e kupton se nuk është Goku i vërtet. Ginju lufton me Gohan dhe Krulin ndërsa Vexhita me Jeince. Vexhita dominon mbi të dhe i jep fund. Goku vie dhe krijon një ekip me Gohanin dhe Krulin që ta mposhtin Ginjun. Ginju megjithatë po ia merrte dorën rupit të Gokut. Ai lëshon një tjetër "Metamorfozë" të cilën Goku hidhet dhe e pret. Tashmë edhe Goku edhe Ginju janë në trupat e tyre origjinal. Vexhita don ti jap fund Ginjus por Ginju përdor një tjetër "Metamorfozë", dhe Goku e gjuan një bretkosë. Bretkosa futet në mes të teknikës dhe tani më Ginju është bërë bretkosë. Vexhita nuk hakmerret ndaj Gokut sepse i nevojitet ai për betejë ndaj Frizës. Gohan dhe Krulin e marrin Gokun dhe e dërgojnë në "dhomën e shërimit".

Saga e Frizës

Përderisa Goku po shërohej dhe Gohan shkon të shoh për Dandanin, Vexhita mbetet vetëm me Krulin. Ai ndihet i lodhur nga pagjumësia dhe vendos të fle. Ndërkohë Gohani në gjysmë të rrugës takohet me Dandanin i cili ka ardhur t'ua tregoj paswordin për thirrjen e Dragoit Hyjnor. Gohan dhe Dandan arrijnë në anije duke i marr Sfera e Dragoit tinëz Vexhitës. Ata shkojnë në një ishull të vogël më tej dhe thërrasin Dragon Hyjnor. Kur Vexhita zgjohet e sheh se është bërë natë dhe ai e di se në Namekia kurrë nuk errësohet. Ai e sheh Dragoin Hyjnor të Namekias - Porungën. Gohan dhe Krulin tashmë e kishin thënë dëshirën e parë që ta ringjallnin Pikolon. Dëshira e dytë ishte ta teletransportonin atë në Namek sepse ai dëshironte të luftonte për planetin e tij. Vexhita arrin në kohë për dëshirën e tretë. Ai i kërcënon Krulin dhe Gohan që ta përdorin atë dëshirë dhe ta bëjnë të pavdekshëm sepse kjo është mënyra e vetme për ta mposhtur Frizën. Ndërkohë, Friza e ka parë Dragoin dhe po vjen për në vendin e ngjarjes. Krulin refuzon në fillim ofertën e Vexhitës por më vonë është i gatshëm ta pranoj. Pak përpara se ta thotë dëshirën e fundit, Dragoi zhduket sepse Plaku i Namekut vdes. Friza arrin pikërisht në atë kohë dhe zemërimi në fëtyrën e tij është e papërshkrueshëm.
Frieza Beam.jpg

Vdekja e Princit të Sajanëve

Vexhita fillon betejën me Frizën dhe i thotë Frizës "nxito dhe transformohu". Friza është i habitur sesi e din Vexhita për transformimin e tij. Vexhita i thotë se Zarbonit i shpëtoi goja. Vexhita ia del shumë mirë me Frizën në formën bazë, por a do të mund ti bëj ballë kur ai është i transformuar. Friza transformohet në formën e tij të parë. Ai menjëherë fillon betejën me Vexhitën dhe duket se po e mposht atë. Friza e lëndon edhe Krulin dhe kjo shkakton tendosje te Gohani i cili shpërthen në zemërim. Kur Friza është gati ti jap fund Gohanit, vjen Pikolo. Ai ishte bashkuar me Neil dhe tashmë ihte shumë herë më i fuqishëm sesa kur ishte në planetin e Mbretit Kai. Pikolo lehtë duket se ia kalon Frizës me forcë dhe shpejtësi. Friza atëherë bënë të ditur se ka edhe një tjetër transformim dhe fillon të transformohet. Kur arrin në formën e tij të dytë, ai është shumë i fortë për tu mundur nga Pikolo, i cili lëndohet keq. Nga kjo Gohani shpërtheu në zemërim. Ai lëshoi një Masenko të fuqishme ndaj Frizës. Ndërkohë Vexhita relaizon se Friza mund të jetë shumë më i fortë se qe kishte imagjinuar dhe vendos të shndërrohet në Super Sjaan. për t'ia arritur këtë ai kërkon nga Krulin ta godas për vdekje dhe më pas Dandan do ta ringjall. Friza transformohet edhe një herë gjithsesi në formën e tij përfundimtare. Atëherë kur Friza e kupton se kush po i shëronte Luftëtarët Z, ai e vret Dandanin. Vexhita i cili sapo ishte shëruar mendon se ai tashmë është super sajan. Ai vërsulët ndaj Frizës në një betejë të pashoqe. Një përballje e forcave që në fillim duket e barabartë por më vonë ndryshon në të mirë të Frizës. Vexhita po lëndohej shumë kur Goku arrin në betejë. Ai tashmë ishte shëruar dhe ishte shumë i fortë. Friza atëherë e lëshon një Rreze Vdekje ndja Vexhitës drejt e në zemër. Në çastet e fundit Vexhita, i lutet Gokut ta mposht Frizën sepse ai ishte Super Sajani Legjendar që sajanët kishin pritur dhe që Friza i druhej. Vexhita vdes ngadalë dhe me dhimbje. Goku e varros Vexhitën dhe ulërinte se do të merr hak. Gjithsesi, Vexhita ringjallet nga Sferat e Dragoit me dëshirën e Shenronit. Ai shkon në betejë. Sapo shkon e takon Gokun i cili ishte transformuar në Super Sajan dhe mundohet të lëshoi një sulm të fundit mbi Vexhitën por teletransportohet për në Tokë.Kur Vexhita kupton se Goku e ka mundur Frizën por që nuk po kthehej në Tokë, ai mendon se do të stërvitet në hapsirë. Vexhita vjedh anijen kozmike të Bulmës dhe niset për stërvitje në Hapësirë.

Saga e Garlikut të ri

Vexhita udhëton në Hapësirë për ta gjetur Gokun dhe të dijë mënyrën se si ai është bërë Super Sajan. Gjatë udhëtimit ai vret gjithashtu shumë nga ushtarët e Frizës të cilëve u tregon se mbreti i tyre tashmë ka vdekur.

Saga e Trunksit

Një vit më pas, Vexhita kthehet në Tokë që të shoh se a është kthyer Goku. Ndërkohë ai kupton se nuk është kthyer dhe e ndjen se një anije kozmike i është drejtuar Tokës. Në krye të saj është Friza dhe babai i tij Mbreti Cold. Kur Vexhita arrin në vendin e zbarkimit të anijes ai e gjen një djalosh të ri adoleshent i cili i vret Frizën dhe babai e tij duke u transformuar në Super Sajan. Ai paraqitet si Trunksi i së ardhmes dhe u tregon se Goku do të vjen pas 2 orësh. Vexhita dhe Luftëtarët Z presin plot 2 orë dhe atëherë vjen Goku. I befasuar se si Luftëtarët e dinin kohën e saktë për ardhjen e tij. Trunksi ka një duel të vogël për testimin e fuqive të Gokut. Atëherë ai i tregon për ardhjen e dy androidëve të krijuar nga Dr. Gero, të cilët do të bëjnë shkatërrime të mëdha. Ai i tregon se është djali i Bulmës dhe i Vexhitës dhe i lutet të mos u tregoi të tjerëve sepse e ardhmja mund të ndryshohej. Trunksi gjithashtu i jep një antidot Gokut për sëmundjen e tij të zemrës që do të ketë. Vexhita është i irrituar sepse tashmë është edhen jë tjetër djalosh që mund të transformohet në Super Sajan dhe se ai madje "nuk është" as edhe një sajan (sipas Vexhitës janë dy sajan me gjak të pastër dhe djali i Gokut si një gjysmë sajan).

Saga e androidëve

Shpejtë 3 vite stërvitje shkojnë. Bulma dhe Vexhita ndërkohë kishin lindur djalin e tyre - Trunksin. Luftëtarët Z shkojnë në qytetin jugor dhe fillojnë betejën.
120-28.jpg

Vexhita gjatë betejës me Androidin

Goku përleshet me Androidin #19, ku ne mes të betejës sulmohen nga virusi i zemrës. Vexhita ndërhyn dhe për habinë e të gjithëve ai është i transformuar në Super Sajan. Ai ia shkull #19 duart dhe më pas i jep fund me teknikën e tij të re Bing Bang Attack. Jança e merr me vete Gokun dhe e dërgon te shtëpia e tij për t'ia dhënë antidotin. Vexhita e sheh pastaj betejën në mes Pikolos dhe #20 ( i cili në fakt është Dr. Gero). Kur Dr. Gero arrin të ik ai shkon dhe i aktivizon dy androidët e tij të rinj, #17 and #18. Trnuks i së ardhmës arrin dhe u thotë se ata dy android nuk janë ata që duhet të ishin. Pikolo e thërret Trunksin në emër duke bërë që Vexhita ta kuptoj se ai është biri i tij. Ky ishte i vetmi shpjegim për aftësitë e tij të Super Sajanit. Ndërkohë #17 aktivizon edhe #16 dhe e vret Dr. Geron. Pasi dalin nga Qendra Kërkimore, Vexhita i sfidon për luftë ku edhe përleshet me Androidin 18. Dukej se Vexhita po ia dilte mirë derisa kuptoi se #18 po tallej me të. Atëherë #18 e mund keqas. Vexhita shërohet vetëm nga Fara Senzu që Krulin ia jep. Vexhita qëndron në heshtje për 3 ditë mbi një shkëmb, pa lëvizur vendin derisa e kupton se është e nevojshme të kalohet ai nivel i Super Sajanit. Kështu ai së bashku me Trunksin shkojnë në Dhomën e Shpirtit dhe të Kohës ku stërviten për 1 vit (në botën reale 1 ditë). Ndërkohë një armik i ri dhe i rrezikshëm sapo ishte shfaqur. Ai ishte androidi më i përsosur i Dr. Geros i quajtur Cell.

Saga e Perfekt Cellit

Pasi që Celli absorbon Androidin 17 dhe bëhet shumë i fortë për Pikolon për ta mundur, atëher Vexhita dhe Trunk dalin nga Dhoma e Shpirtit dhe e Kohës.
800px-VebeataCell.jpg

Super Vexhita duke grushtuar rëndë Cellin.

Vexhita takohet me Cellin dhe transformohet në Super Sajan grada e dytë, i quajtur edhe si Super Vexhita. Super Vexhita lehtë dominon mbi Cellin dhe madje edhe luan lojëra me të. Ai e lejon Cellin ta arrij formën perfektë vetëm që ti tregoj se fuqitë e tij qëndroi shumë më lartë se të Cellit. Vexhita shkon vërtet larg duke e ndihmuar Cellin madje duke luftuar edhe me Trunksin e së ardhmes. Perfekt Cell qëndron aty dhe duket shumë i fuqishëm. Vexhita tani më sulmon dhe tregon çdo gjë që ka. Duket se gjithçka është e kot. Madje Vexhita përdor edhe Shkëlqimin e Fundit (Final Flash). Kjo teknikë ishte shumë e fortë për Cellin gjë që edhe i kushton 1 të tretën e trupi ta humbas. Por me anë të qelizave rigjeneruese, arrin të rigjenerohet. Pasi Cell e ka mundur tashmë Vexhitën ai nuk i vranë as atë dhe as Luftëtarët Z. Në fakt, ai organizon një turme i quajtur Lojërat e Cellit që do të mbahet pas 10 ditësh. Cell mendon se do të ishte më mirë të bënte pak qejf përpara se ta shkatërronte Tokën.

Saga e Majin Buu

Në fillim, Vexhita është parë duke u stërvitur me Trunksin. Kjo shihet kur Gohan shkon dhe kërkon kostumin e Sajanit të Mrekullueshëm dhe për ta kaluar kohën kërkon ta takoj Trunksin. Ndërkohë Vexhita sapo e përfundon stërvitjen, i thotë Gohanit se ai duhet të ushtroi edhe në kohë paqe. Gohan i tregon se për 24 orë Goku do të vjen në Tokë për të marr pjesë në Turneun e 25 Botëror të Arteve Marciale.

Në botën tjetër Goku stërvitet me Mbretin Kai dhe duke shpresuar se do të stërvitet nga Kai i Madh, Goku hyn në një turne të vogël me gara. Rivali i Mbretit Kai është Kai i Jugut i cili përfaqësohet nga Pikkon. Kur e merr vesh se çfarë force të vërtet përmban Goku, Pikkon vendos të stërvitet edhe më shumë. Në ditën e Turneut të Arteve Marciale ai kthehet në tokë që ti shoh të dashurit dhe djalin e tij të ri Goten. Gjatë turneut ai informohet se i keqi Magjistar Babidi
Majinvegeta225nb.jpg

Majin Vexhita në fuqinë e tij të plotë.

i cili ishte një kërcënim i ri dhe i afërt po përpiqet të krijoj Legjendarin Majin Buu duke e liruar nga Vula e Babidit. Tek anija e Babidit ata ballafaqohen me ushtarët e e tij. Ata i mundin duke filluar nga Përbindëshi Adam dhe Daburën. Deri sa ballafaqohen me vetë Majin Buu. Babidi posedon edhe Vexhitën i cili përballet me Gokun përderisa Majin Buu pushonte i duhur për sasin masive të energjisë që vinte nga luftimi. Para se të përballnin Buu Vexhita shtiret si i lodhur dhe i jep Gokut goditje të pandjenja. Me tu zgjuar Goku e vlerëson situatën e llahtarshme dhe provon ta mësoj Goten dhe Trunks në Artin e Fusionit përpara se koha e tij në Tokë të mbaroj. Goku e balafaqson Buu dhe transformohet në Super Sajan 3. Energjia e konsumuar e transmisionit e kthen Gokun në Botën e Përtejme. Duke mësuar se Gohani është gjallë dhe duke u ushtruar në Planetin Kai ai teletransportohet atje menjëherë. Pasi që stërvitja merr fund Gohani kthehet të balla faqësohet me Buu mirpo humb sepse ai ka absorbuar Gotenksin dhe Pikolon. Rou Dai Kaioshin e transferon forcën jetës së Gohanit për ta shpëtuar atë dhe për ta ndihnuar Gohanin në betejë. Ai duke dashur ta bëjë fusionin Potara me të birin, Gohani absorbon me Buu. Në atë kohë vie Vexhita dhe këta dy fusionohen duke bërë një Super Luftëtar Vegetto.
Vegeta self destructions.jpg

Sakrifica e Majin Vexhitës

Vegito është i plotfuqishëm mbi Buu. Kështu që ai absorbon me të për ti shpëtuar të tjerët. Natyra Mistike e Buu dhe fuqia e Vegetto mbrenda tij bënë që fusioni të ndahej përsëri në Goku dhe Vexhita. Ata luftojnë me mendjen e Buu deri sa Vexhita liron të absorbuarin Buu – në e Mirë dhe me këtë rast bëhet një transformim i pakontrolluar ku krijohet Buu Fëmija ( Forma origjinale e Buu – së). Goku dhe Vexhita ikin prej trupit të Buu dhe një çast më vonë Buu shkatërron Tokën. Goku, Vexhita, Dan Dan dhe Z. Satan teletransportohen dhe shpëtohen për në Planetin Kai nga Kaioshin. Buu përballet me dy Sajanët. Vexhita e pyet Dan Dan nese bën që Toka të rikthehet dhe Fuqia e Gokut dhe ta bëjnë një Super Spirit Bomb. Goku e bind Z.Satan të iu thotë Tokësorëve të iu jepin ca energji për Spirit Bomb. Ata ashtu veprojnë dhe Goku e hedh mbi Buu. Mirpo niveli i lartë i fuqisë së Buu i bënte ballë mirë derisa edhe dëshira e fundit u realizua ku kthehet fuqia e plotë e Gokut. Me shndërrim në Super Sajan ai i jep lamtumirë Buu duke bërë kështu që paqja në Univers të kthehet.

Dragon Ball GT

Saga e Sferave të Dragoit me Yje të Zinj

Gjatë Dragon Ball GT-së,
Bravegeta.jpg

Vexhita dhe bija e tij Bra siç paraqiten në Sagën e Sferave të Dragoit me Yje të Zinj

Vexhita sjell shumë interes pasi që ai tashmë ka rritur mustaqe dhe i ka prerë flokët. Madje ai nuk e mban më as parzmoren e tij sajane. Këto ndryshime janë vërtet të papritura për një personazh kaq të famshëm por që fansat mendojnë se flokët e Vexhitës mund të jenë prerë aksidentalisht nga Trunks derisa po stërviteshin. Ishte gjithashtu ideja e tij që Trunks dhe Goten të shkojnë në Galaksi në kërkim të Sferave të Dragoit.

Saga e Baby

Kjo sagë është
VegetaInGT5.jpg

Vexhita pasi infektohet nga Baby

për parazitin Baby i cili ka ikur nga Galaktika dhe ka arritur në Tokë. Aty ai përballet me Goten dhe Gohan dhe ia del të hyj në trupin e Vexhitës nga një e prerë e vogël duke e marr nën kontroll atë dhe duke e infektuar. Pas kësaj Baby Vexhita transformohet në disa forma më të përsosura dhe arrin të krijoj një planet tjetër paralel me Tokën ku fillon ti bart njerëzit për atje. Ai e deklaron vetën si sundues të atij planeti. Pas kësaj ai ndeshet me Gokun, i cili pas një kohe transformohet edhe në Super Sajan 4. Baby Vexhita shndërrohet në Ozaru të verdhë dhe fillon beteja. Pas një lufte të ashpër mes 10 fishit të Kamehameha-ve dhe Sferës Hakmarrëse Vdekjeprurëse, Goku arrin t'ia pres bishtin dhe me Kamehameha-në e tij e dërgon drejt diellit, ku Baby detyrohet ta ikë nga trupi i Vexhitës por që vdes nga nxehtësia e diellit.


Saga e Super 17

Vexhita mundohet të konkurroj në Turneun e 30 Botëror të Arteve Marciale dhe pse ai tashmë kishte filluar. Pas kësaj ai e sfidon Gokun në duel por Goku është shumë i uritur për të luftuar.
407px-1bulmanldbgtvegeta4ub.jpg

Super Vexhita në Dragon Ball GT

Në këtë sagë bëhet fjalë për dy shkencëtarët e çmendur Profesor Gero dhe Profesor Muu. Ata e hapin ferrin ku dalin të gjithë të këqijtë. Ata e sulmojnë tokën por aty ndodhet Gohani me të dashurën e tij Videl, që i mposhtin. Ndersa Goku shkon të parandalojë të këqijtë. Ai mashtrohet duke rënë në ferr i mbyllur. Kështu dy shkencëtarët i kombinojnë njohuritë e tyre për krijimin e një armiku akoma më të madh Super 17, ku i përdorin dy android #17. Një që e kanë krijuar në ferr ndërsa tjetri që gjendet në Tokë. Ai është i aftë që Ki-në njerëzore (energjinë) ta bëjë të vetën. Ndërkohë kur luftëtarët e këqij dalin nga Ferri, Vexhita takohet me një mik të tij të vjetër - Napën. Ai po kërkonte hakmarrje dhe atëherë Vexhita e vret edhe një herë. Para se Goku të mund të arrij në Tokë, Vexhita përballet me Super 17 dhe pasi përdor gjithçka që ka madje edhe Sulmin e Fundit Ndriçues, ai sërish është i padobishëm. Goku me ndihmën e Pikolos arrin të kthehet në Tokë, por një katastrofë ka ndodhur ndërkohë. Shumë persona kanë vdekur. Ai duke u përballur me Super 17, aty mbërrin Androidi 18 (gruaja e Krulinit që tashmë është njerëzore). Ajo i tregon se Krulini ka vdekur duke e mbrojtur Tokën. Goku dhe 18 janë nervoz dhe me anë te fuqive të tyre arrijnë ta mposhtin Super 17. Goku përdor Grushtin e Dragoit për ti dhënë fund Super #17.

Saga e Dragoit Hije

Kur më në fund dëshirojnë që paqja të kthehet në tokë diçka e keqe ndodh. Dragoi Hyjnor Shenlong nuk paraqitet. Ne vend të tij dalin shtatë dragonj të frikshëm e të fuqishëm. Luftëtarëve Z, i duhet të mundin secilin prej tyre e t'a kthejnë Dragoin Hyjnor sërish. Ata i mundin gjashtë. Mirpo Ylli i parë i sferes ishte Syn Shenron. Ai eshte gati te mundet kur më pas absorbon të gjithë dragonjtë e tjerë duke formuar Omega Shenron, i cili ka një nivel luftues tepër të madh. Atëhere në çastin më të mirë mbërrin Vexhita, i cili me ndihmën e një makine qe e ka shpikur Bulma, kthehet në super sajan 4. Pastaj këta të dy bëjnë fusionin e kërcimit. Duke krijuar luftëtarin më të Fortë në Univers me shpejtësi, forcë dhe një mprehtësi të pashoqe Gogeta 4 qendronte drejt Omega Shenronit. Ai me lehtësi fillon t'a mundë kundërshtarin. I gjuajti një BingBangKamehameha, e cila ishte ndërlidhje e sulmit te Vexhites - Bing Bang Attack dhe sulmit te Gokut - Kamehameha.
Vegeta ssj4 and omega sheeron DragonballGT-Episode061 81.jpg

Vexhita përballet me Omega Shenron në formën e tij Super Sajan 4

Ajo e lendon shumë mirpo në çastin që po bëheshin gati t'i jepnin goditjen përfundimtare fusioni mori fund. Duke mos pasur kohë për një fusion të dytë. Omega Shenron i sulmoi. Goku u kthye në fëmijë sërish. Atë e lëshuan fuqitë. Vexhita ende po i bënte ballë tundimit. Kur Omega Shenron deshi t'i japë fund Vexhites një dritë e çuditshme shndriti në qell. Ishte Goku që po ngrihej në ajër me duar lartë drejt qellit. Në qell ishte krijuar një sferë e madhe energjie dhe po shtohej akoma më shumë. Ajo i rriti përmasat dhe u bë tepër e madhe. Fytyra e Shenronit mbeti e ngrirë. Njerëzit në univers e jepnin energjinë e tyre me dëshirë duke krijuar Sferën e Energjisë më të madhe nga i gjithë Universin. Goku e lëshoi me kënaqësi më të madhe sferën kundrejt kundërshtarit. Omega Shenron nuk pati mundësinë më të vogël të mbrohej kështu ai u shkri nga energjia e popujve të universit. Goku e ngriti nga Toka duke e shpërthyer ngadalë në qellin e errte. Goku ra. Atëherë Dragoi Hyjnorë Shenlong u shfaq dhe e ngriti në këmbë. Ai i tregoi se Sferat e Dragoit ishin bërë ashtu sepse energjia e keqe ishte grumbulluar dhe kështu ishin krijuar Dragonjtë. Sferat nuk mund të përdoreshin më. Megjithatë Goku tha dëshirën e fundit që të ringjalleshin të gjithë ata që kanë vdekur nga mizoritë e kohëve të fundit. Kjo dëshirë u plotësua. Para se të largohej, Goku ia beson Vexhitës të gjithë banorët e Tokës, që ai të bëhet mbrojtësi i Tokës. Vexhita duket se ashtu vepron dhe ai jeton pjesën tjetër të jetës i qetë me familjen e tij: Bulma, Trunks dhe Bra, derisa vdes nga mosha.

Also on Fandom

Random Wiki